Shifra marramendëse për të brendshmet e Elvis Presley-t



Shifra marramendëse për të brendshmet e Elvis Presley-t

09:40 29/06/2020

Janë pjesë e koleksionit të veshjeve ekstravagante

Kjo veshje intime, krejtësisht e pazakontë, e mbretit të rock and rollit Elvis Presley ka dalë në shitje për rreth 37,000 Dollarë. U dizejnuan dhe realizuan nga një fans dhe mendohet se Presley i ka veshur disa herë gjatë viteve ‘70.

Deri tani të brendshmet kanë qenë pjesë e koleksionit të Jimmy Velvet, një këngëtar që hapi një muze dedikuar këngetarit britanik në Memfis.

Organizatorët e ankandit thonë se kjo veshje është ekstravagante, absurde, është tipike e stilit të Elvis.

Objekti i pazakontë më i shtrenjtë që ndodhet në shitje ndërkohë është një tufë flokësh bionde të Marylin Monroe, të ruajtura nga parukierja e saj që ja preu natën që ylli hollivudian i këndoi John Kenedit këngën ‘Gëzuar Ditëlindjen Z. President’ në 1962.

Tv Klan



Të ngjashme