Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vijojnë të përballen me një valë të fortë të përhapjes së COVID. Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, në 24 orët e fundit janë regjistruar 204,652 raste të  reja COVID-19 dhe janë shënuar dhe 1,731 viktima.

Shifrat e fundit e çojnë totalin në mbarë vendin në të paktën 22,613,782 raste të koronavirusit dhe tashmë numërohen më shume 376,060 viktima.

Për shtatë ditët e fundit radhazi, vendi ka regjistruar më shumë se 200,000 raste të reja COVID-19 çdo ditë, kështu tregojnë të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Edhe gjatë javës së kaluar, SHBA regjistroi gjithsej më shumë se 1.7 milion raste me virusin vdekjeprurës dhe mbi 20,000 viktima.

Ndërkohë që ka nisur dhe procesi i vaksinimit, ku të paktën 25,480,725 doza vaksinash janë shpërndarë./tvklan.al