Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballet me shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Në 24 orët e fundit sipas Universitetit Johns Hopkins janë konfirmuar 164 mijë e 665 raste të reja me Covid.

Po ashtu të larta mbeten dhe shifrat e viktimave, pasi në 24 orë janë regjistruar 3,782 viktima. Krahasuar me një ditë më parë shihet se shifrat janë më të larta.

Tashmë në SHBA numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 25,762,726 raste të konfirmuara dhe 433,067 viktima.

Në llogaritjen e këtyre shifrave përfshihen rastet nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Përhapja e lartë e Covid vjen në një kohë kur në SHBA ka nisur dhe procesi i vaksinimit, ku deri tani kanë marrë të dyja dozat 26,193,682 persona. Në SHBA po përdoren vaksina e Pfizer/BioNTech./tvklan.al