Shumë shtete po përballen me valën e tretë

Vijojnë të larta infektimet ditore në gjithë Europën. Franca shfaq situatën më problematike me numrin më të lartë të infektimeve ditore mes vendeve të kontinentit. Presioni në spitale dhe veçanërisht në terapinë intensive vijon të jetë i lartë. Për të shmangur rivendosjes e një tjetër bllokade në shkallë kombëtare, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së shkollave.

Italia zgjeroi hartën e rajoneve të kuqe ku aplikohen masat më të ashpra bllokuese me tre rajone të tjera, Vale d’Aostën, Kalabrinë e Toskanën. Rajonet e kuqe përbëjnë më shumë se gjysmën e vendit. Nga e Hëna, zonat e verdha do të bëhen portokalli, një shkallë më poshtë të kuqes. Masat e ashpra do të qëndrojnë në fuqi edhe pas Pashkës, deri në fund të Prillit.

Polonia vijon të jetë në vendin e dytë të listës së infektimeve ditore, mes shteteve të kontinentit. Nivele të larta infektimesh ditore ka edhe në Gjermani e Greqi. Infektimet më të larta ditore vijon ti ketë Brazili me gati 86 mijë raste.

Tv Klan