Rritje rastesh edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut

Sistemi shëndetësor në Greqi vijon që të përballet me vështirësi. Në vetëm 24 orët e fundit u rregjistruan sërisht mbi 3000 raste ditore duke kapur një total prej gati 270 mijë të infektuar.

Për festën e Pashkëve autoritetet greke kanë vendosur kufizime të ashpra. Shkollat, dyqanet jo-thelbësore dhe restorantet janë mbyllur, por autoritetet planifikojnë të lejojnë dyqanet e vogla me pakicë të rihapen javën e ardhshme me kufizime.

Greqia, me një popullsi prej rreth 11 milionë banorësh, ka administruar gati 1.7 milion të doza vaksinash deri më tani. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis kritikoi ritmin e ngadaltë të përhapjes së vaksinave të BE-së COVID-19, por tha se Greqia do të dyfishojë shkallën e saj të vaksinimit në javët e ardhshme dhe t’u japë të gjithëve mbi 60 vjeç dozën e tyre të parë deri në fund të majit.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 50 viktima me koronavurus. Ky është numri më i lartë i viktimave që ka regjistruar brenda një dite.

Numri i të përgjithshëm i viktimave me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 3.860, shumica prej tyre në Shkup. Sipas raportit, janë regjistruar edhe 1.320 raste të reja të infektuar me koronavirus dhe 457 të shëruar. 

Ne kosove jane testuar 4033 pesona prej te cileve 793 raste kane rezultuar positive dhe kane humbur jeten 10 persona ne 24 orët e fundit. Që nga nisja e pandemisë në Kosovë janë infektuar mbi 92 mijë persona ndërsa 1,894 kanë humbur jetën.

Ndërkaq një ritëm më të ulët të rasteve me Covid-19 ruan Mali i Zi. Në vetëm 24 orë janë rregjistruar 333 raste dhe 10 persona kanë humbur jetën.

Klan News