684 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orë

Kosova vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve me koronavirus.

Në 24 orët e fundit aty janë raportuar 684 raste të reja me Covid-19, pas testimit të 4 mijë e 487 mostrave.

Autoritetet njoftuan edhe për 7 viktima të tjera. Rastet më të shumta të infektimeve I mban Prishtina e ndjekur nga Peja dhe Gjakova.

Tv Klan