4 humbje jete dhe 453 infektime ditore

Kjo javë është mbyllur me shifra të larta të infektimeve edhe në Kosovë.

Autoritetet shëndetësore në Prishtinë raportuan se nga 3680 mostra të marra kanë rezultuar pozitivë 453 persona.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë të tjerë, duke çuar në 1599 numrin total të viktimave që nga shfaqja e virusit për herë të parë në Kosovë.

Aktualisht në Kosovë janë afro 7800 raste aktive me Covid-19.

Tv Klan