7 spitale rajonale vihen në funksion të situatës

Kjo pamje përsëritet disa herë në ditë në Klinikën Infektive në Prishtinë ku arrijnë pacientë të konfirmuar apo të dyshuar me Covid-19.

Çdo ditë e më shumë është duke u ngarkuar sistemi shëndetësor.

Vetëm mbrëmë janë konfirmuar 207 raste me Covid-19 brenda periudhës 24-orëshe, ndërsa 8 persona kanë vdekur ndërsa brenda një jave kanë vdekur 36 pacientë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka reaguar duke e quajtur të turpshëm bllokimin nga qeveria të ligjit anti Covid-19. Qeveria të enjten e ka cilësuar të panevojshëm hartimin e ligjit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë.

Ndërsa janë 268 pacientë që po trajtohen në Klinikat e QKUK-së dhe 7 spitalet e përgjithshme rajonale.

Infektologu Sali Ahmeti, i cili është pensionist, por në këtë kohë pandemie u ka ardhur në ndihmë kolegëve të tij, thotë se shpërndarja e pacientëve në spitale rajonale dhe disa klinika të tjera ka lehtësuar punën në klinikën infektive.

Sidomos pacientët me diabet duhet të kenë kujdes të veçantë. Por stafi shëndetësor në klinikën infektive po përballet me një problem tjetër, përpos trajtimit të pacientëve të infektuar me koronavirus ata duhet të marrin edhe mostrat e pacientëve të dyshuar.

“Vetëm dje 155 pacientëve u janë marrë mostrat në Klinikën Infektive. Është një punë ngarkesë jo pse përtojmë por duhet të angazhojmë staf që është i nivelit më të lartë për të cilën punë mund ta kryejnë në qendra të mjekësisë familjare”.

Numri i përgjithshëm i personave të prekur me koronavirus është 40307 prej tyre të shëruar janë 1095 ndërsa të vdekur 94 persona. 

Tv Klan