Me shtimin e turistëve rriten rastet me koronavirus

Sipas Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviç, vetëm në dy javët e para te muajit Gusht gati 380,000 turistë të huaj kanë hyrë në Mal të Zi, shifër që është katër përqind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit rekord të vitit 2019.

Deri më tani, 541 turistë në Mal të Zi janë konfirmuar të infektuar me virusin korona sepse masat qeveritare nuk po respektohen dhe shezlongjet nëpër plazhe janë afër me njëri-tjetrin.

Janë 18 inspektorë shëndetësorë që po kontrollojnë masat e përshkruara të izolimit në bregdetin malazez i gjatë rreth 300 kilometra. Shumica e njerëzve të infektuar dhe kontaktet e tyre janë larguar nga territori i Malit te Zi.

Nga data 30 Korrik në Malin e Zi kërkojnë dëshmi të vaksinimit ose një test negativ për koronavirusin për të hyrë në brendësi të restoranteve, klubeve të natës të hapura dhe të mbyllura dhe disko dhe ky kusht vlen edhe për të gjithë punonjësit në industrinë e mikpritjes.

Në rastet e pamjes së rëndë klinike, turistët që vuajnë nga Covid-19 dërgohen për trajtim spitalor, shpenzimet e të cilit paguhen nga shteti i Malit të Zi. Doza e parë e vaksinës së koronavirusit në Mal të Zi deri më tani është marrë nga 31.7 përqind e popullsisë, dhe e dyta nga 26.8 përqind.

Mali i Zi ka incidencën më të lartë katërmbëdhjetë ditore të rasteve të reja të koronavirusit për 100,000 banorë në rajon  me 566 raste, i ndjekur nga Kosova me 422 raste dhe Maqedonia Veriore  me 276 raste. Incidenca më e lartë për 100,000 banorë në komunat malazeze është regjistruar në Budva.

Klan News