Vaksinimi i ndihmoi të heqin kufizimet

Suedia po ruan shifra të ulëta pandemie edhe pse që prej fillimit të këtij muaji, hoqi kufizimet. Siç duket edhe në këtë grafik, infektimet ditore janë në nivele të ulëta këto ditë të Tetorit, po ashtu edhe shifrat e viktimave nga koronavirusi. Ekspertët thonë se vaksinimi, që ka prekur rreth 70% të popullsisë dhe më shumë se 80% të të rriturve është një prej faktorëve që ka ndikuar në këtë situatë, e po ashtu edhe aplikimi i certifikatës së gjelbër në ambientet me frekuentueshmëri të lartë.

Në të njëjtën linjë po ecën edhe Danimarka që po ashtu ka hequr masat kufizuese falë niveleve të larta të vaksinimit. Infektimet kanë pësuar rënie drastike edhe në Izrael, një vend që pas qarkullimit të variantit Delta, injektoi në popullatë dozën e tretë të vaksinës Pfizer. Infektimet ditore janë të ulëta në gjithë Europën.

Ndërsa në Rusi, ku vaksinimi vijon me ritme të ulëta dhe këtë 24-orësh u thyen të tjera rekorde pandemie, me 999 viktima dhe mbi 32 mijë infektime.

Tv Klan