Me dy doza vetëm 30% e moshës 18-24 vjeç

Vaksinimi tek moshat e reja vazhdon të jetë i ulët. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik edhe pse ka patur një interes në rritje, vetëm 30% e grupmoshës 18-24 vjeç kanë kryer vaksinimin e plotë me dy doza.

“Për grupmoshën 18-24 vjeç kanë marrë një dozë të parë 35% dhe 2 doza 30%, ndërsa ka ardhur koha për dozën përforcuese për disa”.

Pavarësisht incidencës së ulët të infektimeve që po përjeton Shqipëria në këtë periudhën ekspertët thonë se rastet po rriten ndaj nuk duhet neglizhuar vaksinimi.

“Vazhdojmë të kemi qarkullim të Covid dhe mbizotëron nëntip i Omicron dhe si rrjedhojë duhet të jemi vigjiljet dhe të vazhdojmë vaksinim”.

Aktualisht në Shqipëri janë injektuar mbi 2 milion e 750 mijë vaksina anti-Covid. 61% e popullatës target mbi 16 vjeç ka marr dozën e parë 57% dozën e dytë dhe rreth 12% dozë e tretë.

Tv Klan