Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve në Televizionin Klan është shprehur se masat anti Covid duhet të lehtësohen. Alimehmeti tha se të gjithë faktorët janë në favor të lehtësimit të masave.

Po ashtu mjeku tha se një pjesë e madhe e popullsisë është imunizuar, një pjesë në mënyrë natyrale dhe një pjesë tjetër me vaksina. Ndaj duke listuar të gjitha argumentet, Alimehmeti tha se masat duhet të lehtësohen patjetër.

Shifrat e infeksioneve janë krejtësisht minimale, por nga ana tjetër masat vijojnë të jenë të ashpra, si e shpjegoni ju këtë absurd?

Nuk ka shpjegim bën sens që të këshillohet se disa masa të hiqen, siç është heqja e maskës në ambiente të jashtme, që është bërë de fakto, le të themi që të legalizohet ajo që kanë bërë njerëzit. Ndërkohë lehtësisht mund të hiqet dhe kufizimi nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesi, në fakt kanë qenë të udhës siç kam thënë dhe javë më parë. Kam thënë që këto masa duhet të hiqeshin që javë më parë, kjo situatë ishte krejtësisht e parashikueshme në çdo model. Tashmë kemi shifra të ulta dhe duhet të reflektohen në lirim të masave.

A duhet të ndërhyhet në lehtësimin e masave, përveç atyre që ju thatë, vende të ndryshme Europiane kanë shkuar dhe më tek duke lejuar tifozë në stadiume dhe kanë hapur ambientet e brendshme?

Në fakt në ambientet e brendshme të hapura i kishim, përveç orarit 10:00 me 6:00. Megjithatë nuk duhet të shohim se çfarë bëjnë vendet Europiane, pasi shifrat i ka të ndryshme. Ne i kemi shumë të ulëta dhe kjo vjen si rrjedhojë e fakti që një shumicë dërrmuese e ka kaluar në mënyrë natyrore dhe kësaj i shtohet numrit të vaksinimeve, që sot janë 8.7% që kanë marrë një dozë. Megjithatë shumë prej tyre e kishin kaluar sëmundjen më parë, duke marrë të dyja efektet bashkë një pjesë e popullatës është imunizuar në mënyrë natyrore ose nëpërmjet vaksinës. Duke marrë parasysh që kemi Verën përpara dhe jo Dimrin, parashikohej që këto shifra ishin krejtësisht të pritshme. E vetmja pikëpyetje nga javët në vijim, e cila ishte një test shumë i madh, kishte të bënte me situatën zgjedhore, ku u angazhuan një numër i madh njerëzisht, me kontakte të ngushta, pa ruajtje distance, nuk u reflektua në rritje shifrash, që pritej ta shihnin këto ditë. Kjo shkon në favor të faktit që një përqindje shumë e lartë e ka kaluar Covid./tvklan.al