Qarku i Tiranës vijon të regjistrojë shifra shumë të larta infektimesh. Vetëm këtë të mërkurë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në qarkun më të madh në vend janë konfirmuar 81 raste të reja nga 158 në total.

Kjo përbën më shumë se gjysmën e rasteve në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë bazuar në statistikat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, Tirana është qarku që “mban mbi shpatulla” numrin më të madh të rasteve aktive.

Edhe këtu kryeqyteti ka kaluar çdo pritshmëri pasi më shumë se gjysma e rasteve aktive ndodhen aty. 1913 persona me Covid janë nga qarku më i madh në vend sipas autoriteteve shëndetësore, ndërkohë që në total raste aktive kemi 3650 persona. Tirana lë shumë mbrapa qarqet e tjera të Durrësit, Shkodrës e Fierit.

Kryeqyteti “prin” edhe listën e zezë të viktimave. 116 vetë kanë humbur jetën vetëm në këtë qark. Pas Tiranës, Shkodra dhe Fieri janë qarqet me numrin më të lartë të viktimave./tvklan.al