Shqipëria vijon të kalojë çdo pritshmëri sa i përket fluksit turistik të viteve të fundit. Vetë Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve ka publikuar shifrat e fundit sa i përket fluksit të pasagjerëve në vendin tonë ku krahasuar me shkurtin e vitit 2019, vendi ynë kryeson me 227.9% të fluksit të pasagjerëve.

Referuar këtyre shifrave, Shqipëria lë pas shumë shtete si Austria, Kroacia, Belgjika, Franca apo dhe Greqia, shtete të cilat vite më parë ishin kryesuese dhe kampione në turizëm.

Këtë lajm e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama i cili shkruan se vendi ynë po ngjitet gjithnjë e më lart dhe mbi të gjitha vendi ynë i bukur është i hapur, i lulëzuar dhe gati për të mirëpritur turistë nga gjithë bota.

Gjatë vitit 2023 Shqipëria mirëpriti mbi 10 milionë vizitorë nga shtete të ndryshme dhe rreth 7 milionë prej tyre zgjodhën fluturimet me avionë për të pushuar në vend.

Këtë vit pritet që fluksi turistik të jetë edhe më i lartë me rreth 14 milionë turistë dhe përgatitjet nga ana e qeverisë apo strukturave akomoduese në vend ka nisur përgatitjet prej kohësh

Klan News