Erdogan vendos që vendi të mbyllet nga sot deri në 17 Maj

Turqia është duke u përballur me një valë të re të Covid dhe shifrat e infektimeve janë alarmante. Duke qenë se vaksinimi i mbi 22 milionë banorëve nuk ka dhënë efektin që pritej qeveria turke ka vendosur që nga sot në mbrëmje deri në 17 Maj të ketë një bllokim të plotë.

Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka njoftuar se nga sot në orën 19:00 deri në 17 Maj vendi do të mbyllet plotësisht për të frenuar përhapjen e Covid.

Turqia është një nga vendet që ka vaksinuar më shumë qytetarë, por sipas shkencëtarëve në rritjen e rasteve ka ndikuar shumë përhapja e varianteve të reja, sidomos ai britanik.

Masat e reja të vendosura nga qeveria janë: Të gjithë qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi përveç daljeve të domosdoshme, si bërja e pazareve dhe trajtimi mjekësor.

Të gjitha udhëtimet midis qyteteve do të kërkojnë miratimin zyrtar. Shkollat ​​do të mbyllin dhe do të vendosen kufij të rreptë të kapacitetit për përdoruesit e transportit publik

Shitjet e alkoolit do të kufizohen, shumë biznese do të mbyllen dhe do të qëndrojnë hapur ato që kanë shërbime të domosdoshme, markete, furra buke apo farmaci.

Por edhe pse qeveria ka marrë këto masa që pritet të ndikojnë në uljen e rasteve shumë ekspertë mendojnë se është qeveria ajo që e ka sjell situatën deri këtu, për shkak të mbledhjeve masive në ambiente të mbullura që ka zhvilluar muajt e fundit./tvklan.al