Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një grafik që tregon ecurinë e vaksinimit në botë. Në grafikun e publikuar nga kreu i qeverisë, tregohen të dhënat për vaksinimi në 7 ditët e fundit për 100 banorë dhe Shqipëria renditet në krye.

Kryeministri shkruan se lufta me Covid do të fitohet dhe do të ketë një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm.

Grafiku i vaksinimeve

Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm😍 Të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit“, shkruan Rama.

Shqipëria në javën e fundit ka kryer vaksinim masiv me Sinovac, pasi mbi 10 mijë qytetarë në ditë kanë marrë dozën e parë./tvklan.al