75 funksionarë të LSDM-së në vetëizolim

Shifrat shqetësuese me të prekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka detyruar autoritetet shëndetësore të mendojnë për rivendosjen e masave kufizuese dhe karantinës lokale. Vendimi pritet të meret deri të enjten.

“Restriksionet dhe mbyllja e sërishme janë të padëshirueshme, dhe ne mund t’i shmangim vetëm nëse sillemi në mënyrë të disiplinuar dhe i pranojmë rregullat e reja, që nuk janë vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën. Rishikohet mundësia për kthimin e restriksioneve, por siç thashë vendim për këtë në bazë të të dhënave do të merret gjatë ditëve në vijim”, tha ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërkohë COVID-19 nuk ka kursyer as edhe politikën. Klasteri socialdemokrat ku doli pozitiv nënkryetari Muhamed Zekiri dhe disa persona të tjerë, ka vënë në karantinë thuajse gjithë kryesinë partiake të LSDM-së në pushtet.

Bëhet fjalë për 75 persona nga organet e larta partiake, por edhe për funksionarë të qeverisë.

Klan Macedonia