Shifrat rekord të COVID, Basha: Rama s’ka asnjë plan, të largohet

Lulzim Basha, kreu i PD


Shifrat rekord të COVID, Basha: Rama s’ka asnjë plan, të largohet

09:38 09/11/2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur edhe njëherë shqetësimin për rritjen e numrave të infektuarve në vend. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se “dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë”.

Më tej ai shton se Rama nuk ka bërë asgjë për pandeminë, pasi sipas tij nuk ka asnjë plan dhe të sëmurët dergjen nëpër ambulanca.  

Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.

Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet”, shton lideri i opozitës.

Teksa bën thirrje për largimin e qeverisë aktuale kreu i PD shprehet i bindur se ai do i fitojë zgjedhjet dhe do ndihmojë familjet shqiptare.

Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje”, përfundon reagimin./tvklan.al






Të ngjashme