Në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan mbesa u përball me tezen, sepse sipas saj, ajo është fajtore për situatën në të cilën ndodhet sepse e njohu me personin që i shiti shtëpinë.   

Bashkim Latifi duke parë gjendjen e rënduar psikologjike të Delvinës, i shet asaj shtëpinë edhe pse nuk ishte pronar i saj që në vitin 2011.

Barije: I kam ndenjur pranë, i kam ndenjur gjithë natën në spital, e kam gdhirë në këmbë pranë saj dhe ajo tani të më sjellë këtu. Kam lenë pas dore fëmijët dhe burrin.

Eni Çobani: Zonja Barije, ju keni përballë një zonjë që ka kaluar një moment të vështirë në jetën e saj. Mua më emocionon fakti që ajo thotë dhe kaq jetë kam, pra ajo e ndjen që nuk është mire dhe fizikisht.

Barije: Nuk mundem më, të lutem të më lësh në hallet e mia!

Delvina: Dhashë lekët, kam hedhur me miliona lekë!

Eni Çobani: Zonja Barije, po ajo ju kërkoji ndihmë në një moment të vështirë të jetës dhe ju i përgjigjeni në këtë formë. Ndërkohë që ju e dini mjaft mirë që mbesa juaj është në një gjendje ekonomike të mjerueshme dhe vazhdon prej 7 vitesh, gjyqet të cilat ajo as i kishte imagjinuar dhe s’kishte pse t’i vazhdonte, sepse ra viktimë e një mashtrimi të bërë nga zoti Bashkim Latifi, tek i cili e çuat ju.

Barije: Dakord që e çova unë, nuk po e mohoj, por tani ç’faj kam unë?

Eni Çobani: Të lutem të bëj unë një shpjegim tani nëse ke nderin të dëgjosh.

Barije: Ku më vinte mua mendja ta pyesja, o Bashkim a ke konflikt me këtë banesën? Ku e dija unë!

Eni Çobani: Sepse unë këtu kam dashur në fakt të vijë Bashkim Latifi, ai që ka marrë paratë, ai që ka shitur shtëpinë, kur kishte humbur çertifikatën e pronësisë. Me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Durrës, ai zotëri shkon dhe shet një banesë që nuk ishte më pronar, e kuptoni se çfarë ndodh në këtë vend apo jo?

Barije: Nuk e dija unë këtë problem, nuk më vinte mendja, se nuk e çoja unë mbesën tek Bashkim Latifi.

Eni Çobani: Duke parë një zonjë në një gjendje të rënduar fizike, psikologjike, ekonomike, i shitet një banesë që zotëria që në vitin 2011 kishte humbur pronësinë zonjë me gjyq, jo me fjalë. Dhe ai në vitin 2013 e shet banesën. E kuptoni se çfarë ndodh në këtë vend apo jo? Ai person është takuar me mua personalisht në Elbasan. Ardit kam vajtur apostafat, unë që më shikoni ju këtu për të takuar këtë burrë, se nuk vinte në Tiranë, në këmbë se nuk ka pranuar të vinte as në kafe dhe i kam thënë: Ke marrë paratë e një gruaje, që sot është në një gjendje tmerrësisht të rënduar ekonomike, fizike dhe psikologjike. Iu shmang me javë të tëra, se Delvina nga mua ishte planifikuar të dilte në fillim të këtij viti dhe kam pritur 2 muaj rresht të vijë Bashkim Latifi? Kush është ky njeri, kush është ky burrë, banor dhe qytetar i Gramshit që nuk pranon të përballet me një njeri që i ka marrë paratë?

Zonja Eni Çobani, në mbarim të seancës së ndërmjetësimit kërkoi hapjen e një gjyqi për dëmshpërblim moral dhe ekzistencial kundër zotit Bashkim Latifi, jo vetëm për çmimin që i ka marrë për banesën, por edhe për të 7 vitet që ajo është përballur me gjyqet dhe vuajtjet e mëdha./tvklan.al