Në seancën e radhës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, morën pjesë dy kushërinj për të zgjidhur problemin e pronësisë së një shtëpie që është blerë në vitin 1999. Syrjahu i cili jeton në Amerikë,i ka bërë një nder Artanit duke i dhënë 15 milion lekë për të blerë shtëpinë dhomë e kuzhinë që të mos ngelte në mes të katër rrugëve.

Pas 21 vitesh Artani nuk i ka paguar asnjë lekë Syrjahut dhe për këtë arsye ai kërkon pronësinë e shtëpisë ose t’i kthehen lekët. Në 2018 Syrjahu paguan edhe 5 milion e 200 mijë të tjera për ta privatizuar shtëpinë, por tani kërkon firmën e Artanit që t’ja japë atë shtëpi. Artani nuk e ka pranuar dot faktin që kushëriri e ka sjellë në gjyq duke shkaktuar debate të forta. Ai i shmanget në çdo moment përgjegjësisë duke shfajësuar veten, por pa dhënë asnjë arsyetim bindës.

Eni Çobani: Pas kësaj seance ndërmjetësimi, ne do ulemi privatisht dhe ligjërisht kjo pronë do kalojë në emrin tuaj Syrhaj Saliaj dhe unë po ju them para të gjithë shqiptarëve, Adrianës dhe Artanit, ju zotëri të ktheheni në Amerikë të keni jetë të gjatë dhe shumë shpejt ta themi publikisht që kjo pronë ose do kalojë në emrin e Syrjah Saliajt ose shuma e përllogaritur nga një ekspert kontabël duke filluar nga shuma e vitit 1999 dhe deri sot, do të kalojë në emër dhe përllogari të Syrjah Saliajt.

Artani: Këtu ka ndërhyrje një avokate hajdute nga Fieri, një mashtruse që e mashtron këtë. Ti turp të kesh, unë e kam për turp, unë nuk e di si do dal nesër në qytet. Unë turp s’kam, bërë vjedhje nuk kam bërë. Pse t’ja jap unë dorën këtij, pse më solli këtu.

Syrjahu: Unë ja jap dorën se e kam njeriun tim.

Artani: Kujt do ja japësh ti dorën, ke bërë gabimin më të madh që më ke sjellë këtu, turp të kesh.

Ardit Gjebrea: Kështu është kjo histori, të japësh lekë, ta ndihmosh, ta nxjerrësh dhë në fund “turp të kesh”. /tvklan.al