Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Ahmeti dhe bashkëshorti i nënës së saj Ferhati. Deri disa vite më parë Ahmeti e konsideronte dhe i thërriste baba, por pasi dëgjoi një bisedë telefonike të Ferhatit dhe djalit të tij biologjik, ku i thoshte të birit që pronat i takojnë atij, Ahmeti u ndje i zhgënjyer. Ai ka jetuar me Ferhatin që kur ishte 1 vjeç dhe ka punuar gjithë jetën, madje e mban në shtëpi dhe kujdeset për të, ndërkohë që çdo pasuri që ka do ia japë djalit biologjik.

Ferhati: Po ta them para Klanit, meqë ti më solle këtu dhe më quan mashtrues, unë ty nuk kam për të të dhënë asnjë pronë.

Ahmeti: Preje biletën nesër, shko tek djali jot, jeto me të dhe mua më le të qetë, vazhdojmë jetën e qetë unë timen, ti tënden.

FerhatiUnë kisha një mendim ndryshe, ti po më thyen dhe më solle këtu.

Eni ÇobaniJu thatë që 1 vjeç e kam rritur unë Ahmetin, ndërkohë që kemi një djalë sot që është bërë baba i dy vajzave dhe juve ju drejtohet me emërtesën burri i nënës. Është shumë e rëndë kjo. Nëse keni rritur një djalë që e keni konsideruar si djalin tuaj, bashkë me dy djemtë tuaj, ku fatkeqësisht ke humbur njërin, po tjetrin e keni në Itali dhe sapo thotë që ka vetëm 5 vite, ndërsa Ahmeti tregon një realitet tjetër, thotë që nuk është e vërtetë kjo.

Ju vazhdoni dhe jetoni me zotërinë dhe jo me Albanin, atëherë ju lutem, duhet të jemi të barabartë edhe në ndarjen e atyre që ju keni, që në telefonata i thua djalit janë të tuat biologjik, kurse këtij djali që qëndron me ty po bën sakrificë. Ti nuk je babai biologjik, je burri i nënës. Tani do të të thërras dhe unë kështu që nga ky moment e në vazhdim sepse ju këtu thoni e kam rritur, tani thua e më solle në Klan? Më nxore para publikut? S’të jap asnjë gjë, do ja jap Albanit. Çfarë janë këto sjellje? Ju jeni i pjekur dhe në moshë, duhet të ulni zjarrin.

Ferhati: Unë kam pasur halle të tjera, nuk kam pasur qejfin që të më sillte këtu.

Djali biologjik i Ferhatit, Albani ka qenë në një linjë telefonike në emision dhe shprehet se me të drejtë që atij i takojnë pronat e të atit dhe jo Ahmetit. Kjo përgjigje ka habitur Eni Çobanin dhe Ardit Gjebrean, madje ka thënë që të atit i takon të jetojë me Ahmetin sepse aty ka familjen.

Sipas logjikës së Albanit, ai duhet të përfitojë pronat e të atit dhe Ahmeti nuk ka fare lidhje me to, pavarësisht se Ahmeti e mban në shtëpi Ferhatin dhe kujdeset për të në të mirë dhe në të keq. Ahmeti thotë se Ferhati merr pensionin e tij dhe e mban për gjërat e veta personale dhe nuk ia jep kurrë, edhe kur kanë nevojë të blejnë diçka, nuk nxjerr asnjë Lekë nga xhepi, por shkojnë e marrin borxh tek marketi. /tvklan.al