Baba dhe bir janë bërë pjesë e seancës së ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” ku janë shprehur keq dhe kanë ofenduar rëndë ish-nusen dhe ish-vjehrrë. Sipas tyre ish-bashkëshortja e Taulantit është ndarë sepse nëna e vet ka marrë para dhe ia ka dhënë një burri 50 vjeçar. Ata janë në Greqi, por problemi i madh që kanë është se ajo ka marrë dhe djalin e Taulantit dhe ai nuk e ka parë atë për 8-9 vite me radhë.

Taulanti: Unë i kam marrë babait 40 mijë euro por si kam marrë me dokument por me marrëveshje.

Eni Çobani: Ju nuk keni pasur probleme vetëm me lekët por edhe me ish-bashkëshorten e djalit?

Dilaveri: Unë thashë është e bukur, por nuk ka tru në kokë. Nëna e marton fëmijën, e çon tek burri, do para dhe e çon e sorollat lart e poshtë.

Eni Çobani: Për zonjën Lenie e ke?

Dilaveri: Për Lenien që mos qoftë e gjallë.

Taulanti: Ajo i ka bërë të gjitha që unë sot e kësaj dite jam rrugëve, ajo qen bir qeni femër.

Dilaveri: Po s’më dëgjove mo bir.

Taulanti: Që e vraftë i madhi Zot atë palaço femër.

Ardit Gjebrea: Është e mundur që për 10 vite të harxhohen 40 mijë euro vetëm nëpër gjykata?

Eni Çobani: Sigurisht që ka harxhime Ardit, dhe nuk kanë qenë pak sepse është e gjithë kjo dosja, s’është as çereku i dosjes që Taulanti ka, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme dhe e gjithë kjo histori për të takuar djalin.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ke pa e takuar djalin?

Taulanti: Ai sot është 12 vjeç dhe ka 8-9 vjet që nuk e kam takuar.

Eni Çobani: Është e tmerrshme, unë nëse më vijnë njerëz kërkojnë me dinjitet për të takuar fëmijën, patjetër që do bëhen pjesë e këtyre seancave të ndërmjetësimit. Është e papranueshme që në 2020 Shqipëria të vuajë një plagë të tillë që një baba apo nënë të mos takojë fëmijën.

Vitin e kaluar Taulanti ka marrë të kujdestarinë e të birit, por askush nuk e di vendndodhjen e tij dhe ish-gruas. Eni Çobani ka premtuar publikisht që kësaj çështje do i shkojë deri në fund dhe se do mundohet të bashkojë babain me të birin. /tvklan.al