Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ka qenë një çift burrë e grua të cilën kanë mosmarrëveshje për pronat që burri ka humbur. Burri ka qenë i martuar me ish-gruan dhe nuk ka dashur t’ja japë divorcin, madje ai i ka dhuruar dhe shtëpinë e tij dy katëshe. Ai ka konflikte me gruan aktuale sepse ajo i kërkon pronat që i ka dhënë ish-gruasë sepse po jetojnë mes katër rrugëve me qira.

Rita: Jam nga Peshkopia, jam martuar në Vorë në vitin 2005, më ka lindur djali në 2007. Që në momentin e martesës dhe deri më sot unë po vuaj me ish-bashkëshorten e tij dhe djalin e këtij.

Eni Çobani: Pse po vuan me ta ti sot sepse ata janë ndarë?

Lutfi: Nuk kam qenë i ndarë kur unë e kam marrë këtë. Nuk ma jepte gjykata kurrë derisa të mbushte djali 18-vjeç.

Eni Çobani: Domethënë ti e ke marrë këtë duke qenë i pa ndarë. Ti paske pasur dy gra, se tani po na dalin këto modele.

Lufti: Unë nuk kam qenë rrugaç rrugës. Në moshën 21-vjeçare kam qenë kapas mishi në Vorë dhe kam ndejtur perfekt.

Rita: Kur unë jam njohur me këtë më ka thënë unë kam toka, kam prona, kam dyqan, kam shtëpi, kam qenë i martuar, kam një djalë, jam në proces gjyqësor me gruan që ka pasur. Zonja Eni kanë kaluar 15 vite, në 2015 është dhënë divorci sepse ne u larguam nga Shqipëria për në Gjermani.

Lutfi: Unë nuk të mora me zor në Gjermani. Thashë hajde ikim se kishim një kredi për të larë.

Rita: Shkuam për një jetë më të mirë aty dhe na kthyen mbrapsht. Zoti Lut, ti më the se ke prona e shtëpi, ku i ke? Ne jetojmë me qira. Gruaja i ka shitur tokën, i ka shitur shtëpinë se nuk është ky i zoti. Je mashtrus, ku i ke pronat, t’i merr gruaja pronat, t’i shet gruaja pronat ty.

Lutfi: I ka shit kapoja i gjykatës, kryemafia e gjykatës para ’90-ës.

Rita: A je pronar ti, ku i ke pronat?

Eni Çobani: Lutfi si e njohe Ritën, pse vajte e more në Peshkopi, kur ti je në Vorë?

Lutfi: Unë shkova të marr mall në Peshkopi tek burri i motrës së kësaj dhe ma luvdoi si familje.

Eni Çobani: Rita ti do ta ndash Lutfiun se nuk po të kuptoj?

Rita: Po, do ta ndaj fare.

Lutfi: A do të ndahesh, ndahu, pse erdhe këtu. Unë jam mysliman dhe marr 7 gra. Nuk kam për të të pyetur ty fare, ik këput qafën. /tvklan.al