#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Përzë gruan nga shtëpia: Hiqja fare zërin asaj, nuk dua t’ia dëgjoj. Më ka sjellë gabimisht

Marjana ka sjellë burrin e saj, Ferikun në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Në këtë pjesë të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan ata përballen sepse Marjana ka 3 vjet që Feriku e ka zënë nga shtëpia. Djali qëndron me të atin, ndërsa vajza ka krijuar familjen e saj. Motrat e Marjanës, të cilat ajo është përpjekur t’i ndihmojë, i kanë kthyer shpinën. Sot Marjana nuk ka një vend ku të fusë kokën dhe nis të shpjegojë si ka ardhur situata deri në këtë pikë.

Marjana: Para 20 vjetësh, në ‘95 ne në Sarandë si shumë qytetarë të sarandës ne kemi zënë një vend pa leje se në atë kohë nuk kishte njeri me leje. Zonja Eni, e bëra shtëpinë brenda 3 ditëve.

Ferik: Shtëpinë e ndërtova unë, ti nuk ndërtove asgjë. Ti bëre atë sherrin, bëre atë tjetrën që i more i fute pa më pyetur mua.

Marjana: Dakord, aty do të dal, ta kuptojnë njerëzit pse jemi këtu, po. U bë shtëpia brenda 3 ditëve.

Ferik: Ajo nuk ka ndërmend ta thotë as nesër. Me pak fjalë, ne ndërtuam shtëpinë. Sa e ndërtuam shtëpinë, arritëm kapëm hënën me duar. “Do fut motrat e mia”. I thashë nuk kanë punë as të tuat, as të miat, asnjeri, e kemi për veten tonë, për qejfin tonë shtëpinë, do ta ndërtojmë këtu dhe do ta gëzojmë ne. E bëri fakt të kryer, i solli motrat, u dha tokë, ndërtuan, ne u larguam, ikëm në greqi, jetuan motrat te shtëpia jonë sa ndërtuan shtëpinë e tyre dhe shtëpia jonë është e banuar aktualisht që nga ‘95 dhe nga ‘97, nga fund i ‘96, uji, dritat, çdo gjë figuron në emrin tim.

Eni Çobani: Po kanë jetuar ato?

Marjana: Ka jetuar vetë i pestë motra ime.

Ferik: Kanë jetuar ato, kam jetuar edhe unë kur isha me punë.

Marjana: Njëra motër, motra e madhe që ndodhet atje.

Ferik: Të lutem, pusho. Hiqjani fare zërin asaj të mos flasë.

Eni Çobani: S’ia heqim dot zërin.

Ferik: Jo, të mos flasë, nuk dua t’ia dëgjoj zërin.

Eni Çobani: Tani do tju dëgjojmë vetëm juve? Ka ardhur edhe zonja, zonja të ka prurë ty.

Ferik: Më ka prurë, po më ka sjellë gabimisht.

“Hajde më vrit”, gruaja i bën thirrjen e kobshme burrit që e ka përzënë nga shtëpia

Feriku e ka nxjerrë Marjanën, gruan e tij nga shtëpia për shkak se e fajëson që i lejoi motrat e saj të jetonin e ndërtonin aty. Marjana e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar ta lejojë të kthehet në shtëpi sepse ajo endet rrugëve teksa mosha bën të vetën. Me shumë kokëfortësi, Feriku thotë se ajo nuk do të kthehet nëse nuk rregullon situatën. E prekur, Marjana përlotet dhe nis t’i bëjë një thirrje të dhimbshme në studion e “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Eni Çobani: Zotëri, gruan pse e ke nxjerrë nga shtëpia?

Ferik: Gruan e kam nxjerrë se i ka dalë për zot këtij muhabeti, do të qëndrojë sipër, do ta çojë deri në fund dhe tani vazhdojnë proceset gjyqësore, 20 vjet. Gjithë kapitali i shtëpisë është hedhur, gjithë djersa e Greqisë është hedhur atje dhe sot unë jam pa shtëpi, pa shtëpi në Greqi, pa shtëpi në Shqipëri. Vazhdojmë me gjyqe, çfarë pune ka ajo në shtëpinë time, e ka mbyllur derën.

Marjana: Nuk ke të drejtë të më përzësh nga shtëpia.

Ferik: Këta që i kanë vrarë e që vrasin gratë, po të kishte qenë konflikti që kam pasur unë me atë me ndonjë tjetër, nuk do ishte sot të bilbiloste.

Marjana: Po mirë hajde më vrit. E vrarë jam. Pse që jetoj, që marr frymë? Unë sot jam e vrarë. Unë jam e vrarë nga shteti, unë jam e vrarë nga motrat, unë jam e vrarë nga burri, unë jam e vrarë nga djali. Unë jam e vrarë. Pse jetoj, që marr frymë? Unë e vrarë jam. Nuk e di si i kam ditët sot a nesër. Pse jam mirë? Jam e kënaqur që kaloj kështu? More a je në terezi njëherë?

Ferik: Po të ishte një njeri tjetër në vendin tim do të kishte bërë vetëgjyqësi dhe do i ishte harruar emri atje.

Eni Çobani tregon bisedën me kushëririn që mori dëmshpërblimin e vdekjes së 12-vjeçares

Kini frikë jo vetëm nga ligji, por edhe nga Zoti

Në seancën e kaluar të “Shihemi në Gjyq”, historia e 12-vjeçares që humbi jetën në vitin 2016 në një aksident rrugor, pati reagime të shumta nga publiku. Bardhyli, babai i 12-vjeçares dhe Lavdia, nëna e saj janë në kërkim të dëmshpërblimit për vdekjen e vajzës së tyre. Këtë dëmshpërblim, siç u zbulua edhe gjatë rubrikës së programit “E diela shqiptare” në Tv Klan e ka përfituar kushëriri i parë i Bardhylit, zoti Selim.

Eni Çobani shpjegon se është përpjekur të lidhet me të, por përveçse ka marrë përgjigje të paedukata dhe të egra, i është drejtuar edhe në mënyrë gati kërcënuese. Më pas, i ka mbyllur edhe telefonin duke i thënë “bëj kujdes se nuk më njeh”. Eni Çobani i drejtohet në një përgjigje publike.

Eni Çobani: Atëherë, zoti Selim siç më ke dëgjuar edhe në seancë, po ta përsëris edhe njëherë, lëre drejtësinë të vazhdojë punën. Se kush jeni ju, se kush jemi ne e se kush janë ata, më rëndësi ka vajza që ka humbur jetën zotëri dhe ky është dëmshpërblim i një vajze që ka humbur jetën 12 vjeçe dhe që i ka lënë këta prindër gjysmë akoma sot e kësaj dite.

Zonja Lavdie vazhdon e kurohet nëpër spitale edhe sot për gjendjen e rënduar psikologjike dhe ju diskutoni që çfarë do të thoja unë në një telefon apo arsyet pse ti nuk e hape telefonin. Atëherë po të them, zoti Selim, me këtë çështje nuk do të merret Eni Çobani. Do merret Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pasi të dalë e vërteta e kësaj historie, unë sërish do ta them publike sepse asnjë telefonatë që ju bëj, asnjë fjalë që ju them unë nuk e them se jam në telefon, e them se është e vërteta.

Edhe njëherë po të them, mos kërcëno, mos intimido njerëzit, jo mua, po askënd nga familja e zotit Bardhyl. Kështu që të lutem, drejtoju dhe nënshtroju drejtësisë. Në qoftë se e vërteta qëndron me ty, do të të themi më fal. Në qoftë se e drejta qëndron me ne, me zotin Bardhyl dhe me Lavdien dhe me atë vajzë që na shikon nga sipër, kini frikë jo vetëm nga ligji, por edhe nga Zoti. Bëni kujdes.

“Dua të digjem e gjallë”, Marjana ngashërehet: Nuk jetoj dot më, jam e mbaruar psikologjikisht

Publiku i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan i jep të drejtë Marjanës në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Në këtë pjesë të programit, burrë e grua përballen për çështjen e shtëpisë së tyre dhe një çështje prej 40 mijë Eurosh, ndërkohë që Marjana endet rrugëve pasi Feriku e ka përzënë. Teksa ai niset për t’i thënë diçka Marjanës, shtanget nga votimi i publikut që është në krah të saj. Ai vijon ta fajësojë, ndërsa Marjana shpërthen në dënesa dhe dëshpërim.

Eni Çobani: Çfarë do t’i thuash Marjanës meqë i ishe drejtuar, vazhdo, po i thoje diçka.

Ferik: Marjanës do t’i them këtë. Sa të kthesh shtëpinë, do i hedhim prapë në shoshë siç hidhet ajo shigjeta nga do anojë dhe do e mendojmë atë kthimin tënd në shtëpi. Kaq shqetësime na ke prurë. Një jetë ka njeriu, duhet ta jetojë. Ti nuk e mendove atë, mendove vetëm mendjen tënde.

Marjana: Unë nuk kam fuqi më. Në qoftë se ju vazhdoni këto sherre e këto, unë nuk kam fuqi. Unë nuk kam më fuqi, unë jetoj më dot. Zonja Eni nuk jetoj më dot. E kam jetën shumë të vështirë. Jam në gjithë këtë tension, nuk flas me asnjë, me të tërë. Sot dua të digjem, të digjem e gjallë, nuk dua të jetoj më. Kur nuk kam folur me fëmijët, me djalin, me burrin, me mbesën, me nipin, me motrat, me të tërë, nuk jetoj më dot. Nuk kam më fuqi, jam e mbaruar psikologjikisht. Unë shkoj në doktorë dhe doktori më thotë shko te psikiatri se unë nuk marr dot asnjë ilaç nga psikologjia e rëndë që kam. Unë jam me insulinë, jam me sheqerin 300.

Ferik: E zgjodhe vetë.

Marjana: Rri rrugëve të Greqisë se do ti, bëj insulinën rrugëve të Greqisë se do ti? Kush ka punuar rrugëve të Greqisë me tre turne, laj pleqtë e Greqisë? Çfarë thua more Ferik, je në terezi? Nuk mund të jetoj më dot.

“Nuk jam biolog, por…”, Feriku i drejtohet publikut: Merr një enë dhe vër një bretkosë…

As ngashërimat e Marjanës gjatë “Shihemi në Gjyq” nuk e zbutin vendimin e prerë të Ferikut për mos ta pranuar në shtëpi. Bashkëshorti vijon t’i mbajë mëri gruas së tij për një vendim të sajin 20 vjet më parë dhe për të cilin, prej 3 vjetësh e ka përzënë nga shtëpia. Kështu, ka vendosur që pas 36 vitesh së bashku, të mos ketë marrëdhënie me gruan e tij.

Ky vendim ngjall reagimin e publikut të programit të Tv Klan, “E diela shqiptare”. Eni Çobani i drejtohet Ferikut duke i sjellë në vëmendje thirrjen e Marjanës dhe publiku e nxit ta pranojë. Por Feriku i drejtohet me një leksion dhe paralelizëm bretkosash për të shpjeguar gjendjen e tij.

Eni Çobani: Do ta pranosh bashkëshorten, 36 vjet së bashku?

Publiku (në kor): Po.

Ferik: Bravo faleminderit, këtë nuk e dija. Të më falni të gjithë ju që jeni këtu, nga jashtë e bën vërejtjen si e hedh tjetri vallen, pa futu njëherë në valle shikoje. Merr një enë dhe vër një bretkosë në të dhe vër llampën nga poshtë. Bretkosa, në qoftë se nuk e dini jua them unë, nuk jam biolog, por…

Marjana: Mirë, o Ferik, mirë.

Eni Çobani: O Ferik, për të dhënë mësim qenkë shumë mirë ti.

Ferik: E ndez atë llampën dhe gjithë energjinë e shkriu që të përballonte nxehtësinë. Dhe unë gjithë energjinë time e shkriva që të duroja atë. Gjithë pasurinë time e shkrimë se vuri veton ajo dhe bretkosa në fund ngordhi, ngordhi nga temperatura e lartë, ndërsa unë nuk dua që të pësoj atë ngordhjen. Ndaj është atje ajo, atje të rrijë./tvklan.al