Pjesë e seancës së ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Elsa dhe njerku i tij Myftar. Elsa tregon se ajo ka ardhur në jetë nga dy prindër të cilët brenda një viti u martuan dhe u ndanë. Gjatë këtij viti ata kishin shumë konflikte me njëri-tjetrin dhe gjyshi me gjyshen pritën që të lindte Elsa e më pas ta ndanin sepse i ati jetonte në shtëpinë e të ëmës së bashku me gjyshërit e saj.

Pasi u nda e ëma ishte vetëm 19 vjeç dhe do shikonte jetën e saj. Më pas u martua me zotin Myftar i cili vinte dhe ai nga një martesë e parë dhe kishte 3 fëmijë. Pasi u martuan, ata sollën në jetë edhe 3 fëmijë të tjerë. Deri në një farë moshe ajo ka jetuar me idenë se ai ishte babi i saj biologjik, por më pas e mëson se ai nuk ishte babai i vërtetë por njerku.

Në shkollë ajo zbulon se mbante mbiemrin e babait të saj të vërtetë Kasmi dhe shkon në shtëpi duke qarë për ta pyetur pse e kishte mbiemrin ndryshe. Një mësuese në klasën e 4 i thërret Elsës me mbiemrin Kasmi që të ngrihej në mësim dhe ajo nuk reagon sepse mendonte që mbiemrin e kishte mbiemrin Bardhoshi. Kështu Myftari ia ndryshon mbiemrin në gjendjen cilivile dhe ia vë Bardhoshi pa lejën e babait biologjik. Sot Elsa kërkon që të ketë mbiemrin e babait të saj biologjik dhe jo të njerkut.

Ardit Gjebrea: Ti çfarë kërkon sot?

Elsa: Mbiemrin e babit, pse të mbaj mbiemrin e atij.

Ardit Gjebrea: Po ai të ka rritur, a the që baba është ai që të ka rritur?

Elsa: Unë dua të kem gjakun tim, unë nuk ia mohoj të gjithë djersën atij, ama mbiemrin e dua.

Ardit Gjebrea: Mbiemrin ta bën gjaku, apo ai që ta rritur? Ke qenë vetëm 2 muajshe, je kaq, është kujdesur ai për ty dhe ti do të marrësh mbiemrin e një njeriu që nuk e ke njohur?

Elsa: Po më thërret gjaku o zoti Ardit, e di sa kam vuajtur brenda shpirtit tim se këta nuk e dinë.

Ardit GjebreaSi ke vuajtur ti?

Elsa: Po ju a e dini se ku është babai im sot?

Ardit Gjebrea: Jo.

Elsa: Pas gjithë këtyre gjërave, unë kisha vite që unë shihja ëndërr babin. Gjyshja para se të ndërronte jetë, pohoi me gojën e vetë që t’i je vajza e Hysmi Kasmit, duke qarë më tha mos ik nga Myftari se të ka rritur.

Eni Çobani: Elsa nuk ka ditur në asnjë moment që nga viti ’84-94 që është fëmijë me një baba tjetër, ky është problemi themelor i Elsës. Pse të më ndryshohet mbiemri pa më marrë lejë mua apo babait biologjik.

Kur ishte Elsa 18 vjeç gjyshja ishte në ditët e fundit të jetës së saj dhe i tregoi të vërtetën, që nuk është vajza e Myftarit po e Hysmi Kasmit dhe se e kanë larguar nga shtëpia sepse nuk punonte.

Elsa: Unë fillova të qaj, i thashë dua të iki tek babi, nuk dua të rrij me këtë, ti do vdesësh.

Ardit Gjebrea: Elsa çfarë të kishte bërë babai që të rriti që ti doje të ikje…

Elsa: Më vinte tmerrshëm të jetoja me një njeri që nuk ishte babai im. E kisha shumë të rëndë nga ana ime psikologjike. Më pas ajo pyet një zonjë që vinte nga Gramshi nëse e njihte të atin dhe ajo i thotë që ai kishte ndërruar jetë nga një aksident para një viti. Ky lajm e tronditi pa masë Elsën. /tvklan.al