Seanca e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli konfliktin që ka lindur në familje si pasojë e një prone.  

Klara kërkoi të përballet me prindërit e saj, por në pamundësi që ata të ishin në studio për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, përballë saj ishte vëllai Geraldo.

Klara aktualisht banon së bashku me fëmijën e saj 8 vjeç, në katin e katërt të banesës së prindërve. Ajo kërkon që të pajiset me dokumenta në emrin e saj për këtë hyrje, por vëllai i saj u shpreh se kjo është e pamundur.

Sipas tij, kjo gjë nuk mund të bëhet sepse prindërit janë gjallë dhe gjithashtu prona ende nuk është e prinderve të tyre sepse janë ende në proçes gjyqësor.

Në një lidhje telefonike, mamaja e tyre, Lindita u shpreh se derisa situata me pronën të zgjidhet dhe gjyqet të përfundojnë, e ka të pamundur ta mbajë vajzën në shtëpi, prandaj ajo duhet që të gjejë shtëpi me qera.

Eni Çobani: Nuk keni arritur dot të jeni pjesë e kësaj seance ndërmjetësimi për shkak të sëmundjes tuaj.

Lindita: Po!

Eni Çobani: Kërkoj ndjesë ndoshta dhe për shqetësimin në këto momente, por na duhet ndërhyrja juaj sepse këtu ka ardhur vajza, bashkë me Geraldin që keni dërguar ju.

Klara:  Zonja Eni, unë dua të flas vetë me mamin tim, nuk është Geraldoja që unë duhet të flas, ajo duhet të ishte aty përballë meje.

Eni Çobani: Po ia jap Klarës fjalën se është e padurueshme dhe kërkon patjetër të flasë me ju!

Klara: Mami ti duhet të ishe këtu përballë meje sot.

Lindita: Të kuptoj Klara, por dhe ti duhet të më besosh xhan i mamit që unë jam e sëmurë.

Klara: Mami unë e kuptoj që ti je e sëmurë, por ti po më lë rrugëve.

Lindita: Jo unë nuk mundem të të lë rrugëve, por duket patur këtë lloj arsye, ne nuk mundemi që të plotësojmë atë që ti kërkon.

Klara: Përse asnjëherë nuk e kam ditur unë mami që ajo është e humbur? Përse unë nuk e kam ditur që unë tani jam në rrugë.

Geraldo: Po ku je në rrugë, ti në shtëpi je. Çfarë rruge po thua o Klara, ti në shtëpi je. Ti atje je, kush të nxorri jashtë.

Klara: O Gerald nuk është çështja që unë të dal jashtë, çështja është që unë dua ta kem timen.

Lindita: Klara të lutem, çfarë kërkon nga ne?

Eni Çobani: Përgjigju mamasë të lutem!

Lindita: Klara të lutem, neve për momentin nuk kemi mundësi që të të mbajmë në shtëpi, se ti i di shumë mirë arsyet e familjes tonë.

Klara: Mami po ti duhet ta kuptosh që unë kam një fëmijë dhe duhet të më ndihmosh. Kush do më ndihmojë nëse nuk do më ndihmosh ti?

Lindita: Unë derisa nuk i kam mundësitë sot, mos prit nga mua që të të ndihmoj. Ka shtëpi me qera, ti mund të vesh në shtëpi me qera, derisa të vijë ora që të rregullojmë gjërat. Unë sot nuk të ndihmoj dot.

Klara: Kjo ishte zgjidhja jote, që unë të dilja në shtëpi me qera. Mami ku është ajo që më takon mua, a nuk kam ndihmuar unë në atë shtëpi asnjëherë? Kurrë s’kam dhënë ndihmën time?

Lindita: Unë as ty, as Geraldos. As Geraldo nuk ka pronë asnjë gjë. Letrat janë në emër të nënës dhe babit tënd.

Klara: Po për Geraldon ka shtëpi aty?

Geraldo: Jo pra për askënd nuk ka shtëpi. As prindërit tanë nuk kanë shtëpi aty.

Klara: Ti Geraldo mos fol, ti je i fundit që duhet të flasësh.

Geraldo: Jo unë jam pjesë e familjes, do flas.

Klara: Mos fol Geraldo.

Eni Çobani: Lindita një gjë të kuptojmë, ju jeni akoma në proçese gjyqësore besoj?

Lindita: Ne kemi humbur dy gjyqe, zonja Eni. Edhe në shkallën e dytë në Gjirokastër, edhe tjetra në Gjykatën e Lartë. Kemi fituar vetëm shkallën e parë. Që ta kuptojmë vajza ime dhe ta dijë se ne nuk duam ti shqetësojmë fëmijët.

Klara: Çfarë të kuptoj o mami? Nuk e kuptoj dot fare këtë.

Lindita: Vajza ime e ka një fëmijë për të rritur, ka patur hallet dhe problemet e veta.

Klara: Nuk e kuptoj dot këtë se 28 vjet për këtë u bë kjo luftë dhe kur vjen puna të jemi në qiell të hapur, këtë nuk e kuptoj. 

Lindita: Ne mendonim se i kishim dokumentat në rregull.

Klara: Çfarë duhet mua mendoja. Çfarë ke bërë gjithë këto vite? Përse nuk më the gjithë këto vite, Klara eja ta diskutojmë bashkë se kjo nuk është as e imja. Unë nuk e dija këtë.

Lindita: Këto mundësi u krijuan moj vajzë, se ne kemi qenë të dy të sëmurë. Babi i operuar, unë e operuar dhe ti e di shumë mirë që unë kam bërë kimioterapi, kam qenë bashkë me ty në spital. Nuk doja t’iu shqetësoja dhe juve.

Klara: Ma unë mendoja se një ditë do kishim një gjë, sot nuk kemi asnjë gjë./tvklan