Çështja e veçantë dhe më pozitive që vjen tek: Shihemi në Gjyq”, djali i kërkon nënës që…

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare është bërë pjesë një nënë me djalin e saj. Adile dhe Zamiri kanë ardhur për të zgjidhur jo një konflikt. Zamiri shpreh shqetësimin se nëna e tij do të jetojë në Shqipëri, ndërkohë që ai jetën e ka në Itali dhe e ka të vështirë që të kujdeset për të ndërkohë që ajo është larg.

Zamiri: Nëna vjen shpesh në Itali dhe ka gjithmonë një shqetësim. Trupin e ka atje dhe mendjen e ka gjithmonë në Shijak.

Eni Çobani: Ky është problemi, zonja Adile është ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Zamiri: Edhe pse i kam thënë që unë nuk kam më kohë sepse duhet t’i dedikohem dhe jetës sime, dua të krijoj familjen time, nuk mund të ndahem në dysh ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë që ta ndjek, sepse ajo është e vetme dhe unë jam fëmija i saj.

Eni Çobani: A ke krijuar familje, apo je në kërkim?

Zamiri: Jo akoma nuk e kam krijuar, por që nuk dua që edhe nënën ta lë vetëm. Nëna ime nuk më ndihmon se është shumë e lidhur me të shkuarën e saj, me të kaluarën, me vështirësitë që ka kaluar, kur ka qenë në fëmijëri dhe kjo sigurisht e mban shumë të lidhur me Shqipërinë.

Adile: Ju keni të drejtë si fëmijë.

Ardit Gjebera: Sa fëmijë keni juve?

Adile: Dy, këtë dhe një gocë.

Ardit Gjebrea: Të dy ta thonë këtë gjë?

Adile: Të dy, të dy i kam beqarë, të dy i bëra me shkollë, i rrita, kam punuar në Itali 24 orë pa pushim, kur isha e sëmurë. Pastaj ndodhi një aksident që nuk jam më për vete, e jo më për punën. Edhe kështu siç jam shkoj, vij, shkoj, vij, tani shkoj vetëm për të bërë analizat dhe sot më më sheh këtu sot, jam operuar 10 herë. Ai ka të drejtë, se kanë jetën përpara, janë të rinj. Unë me vërtet i rrita se kam detyrimin si nënë edhe jam grua pa burrë, im shoq më vdiq.

Zamiri: Një sekondë, unë nuk them që je bërë në familjen time, unë thashë që je bërë e shqetësueshme dhe përveç problemeve të tjera dhe të jesh në Itali e të zgjidhësh një problem në Shqipëri nuk është e thjeshtë. Duhet të lesh punën, një pjesë të problemeve atje dhe të vish e të zgjidhësh problemet në Itali. 

Momenti kur e ftuara ngatërron vendin, ulet tek kolltuku i Ardit Gjebreas: U talle me mua…

Të ftuar sot në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare kanë ardhur nënë e bir, zonja Adile dhe Zamiri. Në momentin kur hynë në studio, zonja Adile ngatërroi vendin dhe u ul tek kolltuku i Ardit Gjebreas. Moderatori pa e shqetësuar atë e la të ulej dhe ai vetë u ul tek vendi i saj. Zonja Adile aty e kuptoi që ishte ulur në vendin e gabuar dhe duke qeshur çohet.

Ja uluni aty s’ka gjë. Ulu, ulu s’ka problem. Atëherë zonja Eni po e kaloj çështjen tek ju, vazhdojmë”, ka thënë Ardit Gjebrea duke u ulur tek vendi i zonjës Adile. Në studio dëgjohen të qeshurat e publikut.

Kur zonja Adile e kupton, çohet nga kolltuku, por Gjebrea i thotë: Jo, jo s’ka gjë, rri mos u shqetëso.

Eni Çobani: E di Adilja që nuk është vendi i saj, kështu që…

Ardit Gjebrea: Adile të kam lënë vendin sot, rri.

Adilja: Pse re?

Ardit Gjebrea: Po e zure, ç’të bëj unë? A do vish këtu? E mirë.

Zonja Adile çohet dhe ulet tek vendi i vetë duke i thënë Arditit: Ti një herë më the shko atje, tani këtu. U talle me mua…

Ardit Gjebrea: Të betohem rri ku të duash.

Mes batutave kështu nisi dhe seanca e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq. 

Shokon Adilja: Motrat e mija shkojnë nëpër varre, i marrin kockat të vdekurve dhe bëjnë magji

Adilja në rubrikën “Shihemi në Gjyq në Tv Klan, ka treguar se ka një shtëpi në Shijak e cila është e lidhur tepër, por ajo tregon se janë 10 fëmijë dhe shtëpia është e të gjithëve. Adilja shprehet se ka kontribuar për atë shtëpi më shumë se të gjithë. Sipas saj çdo e keqe që i ka ardhur në familje është prej dy motrave, motrës së tretë dhe katërt të cilat merren me magji.

AdiljaUnë shkoja nëpër katunde me mamën edhe për të lypur edhe për të shitur.

Eni Çobani: Pra ju keni punuar më shumë po thoni sepse ke qenë motra më e madhe.

Adilja: Të tjerët nuk e kanë njohur atë punë, atë sakrificë.

Eni Çobani: Kundrejt kujt e keni ju të gjithë këtë mëri?

Adilja: Unë e kam karshi motrës së tretë Sheqere Shkoza. Por e ka vënë në Itali Çiçilje Shkoza.

Eni Çobani: Pra nuk i flet Çeçiljas?

Adilja: Unë kam 30 vjet që nuk flas me ato.

Eni Çobani: Arsyeja e vërtetë kush është?

Adilja: Unë e kam frikë, pse më lanë mua ato pa martuar? Sepse ajo dhe motra tjetër pas asaj, shkojnë nëpër varre, për varret e kristianëve, të më falni kush është kristian dhe marrin koçkat e atyre, marrin dhe, fusin rroba, marrin ujë të vdekur dhe bëjnë magji njerëzve.

Adilja beson se kjo është arsyeja pse djali i saj Zamiri ka ngelur ende pa martuar i cili është 50 vjeç.

Zamiri: Njeriut të keq hapi derën, i kanë dalë për zot asaj gjëje dhe kështu do shkojnë. Unë jam nipi i tyre por nuk merrem me këtë gjë.

Adilja: E njoh shumë mirë kush është ajo, ajo është gocë, mua më ka vdekur një vëlla 36 vjeç. U bë shkak kjo që ta martonte me zor këtu në Tiranë. Gjeti gocën më të madhe, i ra çunit me thikë, tek arteria, tek vena. Kjo shtinte fall në Shijak, vinte tek unë tek shtëpia në Durrës me taksi, më tha shpejt se i ka rënë Besnikut me thikë. I thashë pse vjen këtu tek unë të raftë pika, shko lidhe çunin me një rrip mos i rrjedhë më gjaku, i thashë iku çuni.

Eni Çobani: Po ajo ku e pa,e pa në fall?

Adilja: Ajo po shtinte fall

“Nëna i dha hislla për të ngrënë vëllait dhe i vdiq, bajgat e lopës i shtruam si tapet në shtëpi”

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë zonja Adile me djalin e saj Zamirin. Zonja Adile tregoi dhe një histori të dhimbshme në fëmijërinë e saj, ku tregon se nga vafëria në Ndroq, nëna e saj i ka dhënë për të ngrënë vëllait 3 vjeç hislla dhe ka vdekur. Edhe ajo kur ushqeheshe me hislla, villte dhe u dobësua tepër. Për këtë arsye gjyshi e mori gjithë familjen e saj në Shijak sepse kishte frikë se dhe Adilja do vdiste njësoi si vëllai.

Eni Çobani: Kush është problemi kaq i madh që të mban në Shqipëri?

Adilja: Problemi që mua më mban në Shqipëri është unë kam lindur në Ndroq më 6 Qershor të ’48-ës. Mirëpo isha fëmija i dytë i nënës dhe i babës. Në atë kohë që kam lindur unë ishte kohë zije, nuk gjeje çapë buke. Këtyre prindërve të mi i kishte vdek një fëmijë 3 vjeç për këtë arsye. I merrte nëna ime hisllat (hithrat), më tregon mama mua, se unë kisha një marrëdhënie të jashtëzakonshme me nënë dhe babën tim. 

Ardit GjebreaBënte byrek me hislla?

AdiljaShkonte i mblidhte nëpër bahçe, nëpër kanale, i lante dhe i shtronte në tepsi. I hidhte dy fije miell misri edhe i fuste në saç. Atë i ka dhënë fëmijës së parë, na ka vdekur vëllai i parë, ja kam sjellë dokumentin zonjës Eni.

Kur më jepte mua hislla, unë i villja. Vill, vill, vill dhe u dobësova. Njerëzit e nënë sime nuk kishin gjendje, por punonin, edhe tha gjyshi për nënën time: Asaj goce ka për t’i vdekur dhe fëmija i dytë. Foli me dajën e madh ndjesë pastë dhe i tha shkoj unë e marr, ka ardhur në këmbë se s’ka pasur as makina, as karrocë.

Ka ardhur në Ndroq edhe i ka thënë babës tim që do ju marr të dyve, burrë e grua dhe gocën dhe u transferuam në Shijak tek gjyshi. Ata kishin vetëm një dhomë e kuzhinë të vogël, ishin një tufë. Ngjitur me shtëpinë e gjyshit ishte një dhomë tjetër që një plakë me nja 90 Lekë, kur u bënte ditë pazari mbante gomarë lidhur, me qira.

Shkoi gjyshi me 5 dajat dhe i thanë asaj plakës, a ke mundësi se na ka ardhur goca me fëmijë të vogël dhe po i vdes fëmija, ta lirosh këtë dhe ta paguajmë me qira. Nuk mbajti ajo më as lopë, as gomar me qira, e pastroi nëna, mori bajga lope dhe e shtroi shtëpinë si tapet.

Zamiri: Tek lagjia popullore e Shijakut.

Eni Çobani: Keni patur një shtëpi të vjetër.

“Për tre muaj ma futën burrin në dhe!” Adilja akuzon motrën: I ka bërë të gjitha të zezat

Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin “E diela Shqiptare” nënë e bir ishin përballë njëri-tjetrit, pasi Zamiri i cili e ka ndërtuar jetën e tij në Itali do që ta marrë edhe nënën me vete. Mirëpo nëna e tij zonja Adile, nuk pranon të largohet pasi ajo është shumë e lidhur me shtëpinë e ndërtuar nga i ati dhe do që me çdo kusht të marrë një pjesë të asaj që i takon.

Duke treguar për këtë situatë, ajo ka treguar se shtëpinë e vjetër, e ka shembur e motra, e cila në atë truall ka ndërtuar shtëpinë e saj, të cilën do edhe që ta legalizoj. Por me këtë motër zonja Adile duket se ka pasur konflikte të tjera dhe e akuzon se  ajo merrej me magji dhe madje sipas saj e motra ka qenë shkaktare edhe për vdekjen e burrit të saj.

Zonja Adile: Të tregoj një rast tjetër,  për tre muaj ma futën burrin në dhe, për tre muaj…

Eni Çobani: Me magji?!

Zonja Adile: Burri im ishte për mrekulli, ç’kishte burri im? Ai hante, pinte si derr, se lija unë atë të punonte, punoja vetë 24 orë, me bukë me gjellë me Pazar, të gjitha i bëja unë.

Eni Çobani: Po pse vdiq?

Zonja Adile: Po hë pse vdiq? “Më dhemb një çik këtu”, tha. Thash unë, “qyqja ça ke që po vë jastëkun?” Ora 2 e natës. Ça ke i thashë që po vë jastëkun këtu? “Ku di unë se ça po më dhemb këtu“, tha. Unë i dhashë një kokërr, meqë kam qenë infermiere për 50 vjet, i dhashë një kokërr. Ja i tha gocës e shikon mami si më shpëtoi? Mirëpo nuk rrija e qetë dhe shkuam në vend tjetër. I bën kontrast edhe na thirri ishte ky, isha unë dhe goca. “Hajdeni këtu, ky mbaroi!”, na tha “Çfarë flet mo?! Mbaroi!” Ai ishte për mrekulli, po fliste!

Eni Çobani: Sëmundja edhe ndodh. Ndodh sëmundja nuk është e lidhur vetëm me zonjën Sheqere. Sheqerja i ka hedhur ndonjë gjë apo si?

Zonja Adile: Vinte çdo ditë moj zonja Eni, përditë te dera ime në 5:00 të mëngjesit dhe i binte ziles. Dilja unë e shikoja vendin të lagur.

Eni Çobani: Para derës?

Zonja Adile: Para derës.

Eni Çobani: E shkelje, normal.

Zonja Adile: Po e shkelnim se ç’do bënim. Ça ke moj, i thosha, ça do te unë?

Ardit Gjebrea: Dëgjo po pse do i bënte motra gjithë këto gjëra ty, se një motër që i bën gjithë këto gjëra një motre s’ma pret mendja.

Zonja Adile: Kjo nuk ka bërë vetëm këto, kjo i ka bërë të gjitha të zezat./tvklan.al