#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Burri-gruas ruse: Mos ma ngri zërin, kam të drejtë të ndërroj 7 gra…

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq, tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift bashkëshortësh të cilët kanë mosmarrëveshje për pronën. Ymeri është martuar me Zvetlanën, një grua ruse e cila jeton në Itali. Ata janë në një marrëdhënie prej 20 vitesh, por të martuar kanë që në vitin 2015. Zvetlana është e pakënaqur se si burri i saj e trajton dhe i kërkon që të ndryshojë sjellje.

Ymeri: Pse më ke sjellë këtu?

Zvetlana: Për të sistemuar gjërat tona sepse unë nuk jam me dokumente të rregullta këtu në Shqipëri. Jam bashkëshortja jote dhe njihemi që prej 2002, kemi 20 vite. Jemi të martuar prej vitit 2015 dhe kam 7 vite që dëgjoj veç: Po, po, po.

Ymeri: Mos ma ngre zërin.

Zvetlana: Ti po tallesh me mua?

Ardit Gjebrea: Edhe në Rusi burrat komandojnë dhe gratë binden?

Zvetlana: Jo është ndryshe sepse dhe tek ne ka burra të këqij dhe burra të mirë. Por kjo varet nga mendja e një burri dhe ai mendon që duke qenë mysliman, i lejohet t’i ngrejë zërin grave dhe të tallet me gruan e vetë.

Ymeri: Unë kam të drejtë të ndërroj 7 gra. Ty po të pëlqeu zonjë mirë, po s’të pëlqeu…

Zvetlana: Po nëse i mban të shtatë gratë si princesha.

Rusja-burrit shqiptar: E sheh këtë shishe, ta hedh kokës…

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare ka qenë Zvetlana, një grua ruse që jeton në Itali. Ajo tregon se është martuar me Ymerinprej vitit 2015, por ka vetëm një certifikatë martese dhe nuk ka marrë kartën e identiteti në Shqipëri dhe për këtë gjë ia hedh fajin bashkëshortit të saj që nuk përpiqet ta ndihmojë.

Ymeri shprehet se e ka pasur rezidencën në Durrës dhe aty figuron si i martuar por kur u kthye në fshatin e tij ku ka lindur ne Çermë, në gjendjen civile figuron si i martuar por se me kë nuk bëhet e ditur. Ymeri ka pasur dhe një martesë më parë, ku është divorcuar dhe ka 3 fëmijë.

Ymeri: Pusho një minutë.

Zvetlana: Jo, jo dhe jo. E sheh këtë shishen? Ta hedh kokës për ta rregulluar atë kokën tënde. Ti duhet të rregullosh dokumentet. Ma shkatërrove jetën ti, kuptove apo jo. Nuk mund të sillesh kështu me një grua. Jam jot shoqe, të dua fort dhe ti duhet të më respektosh, pik.

Zvetlana tregon se i ka dërguar para çdo muaj që të ndërtojë shtëpinë që kanë sot në Çerm, por ajo nuk figuron në asnjë dokument që është bashkëpronare e kësaj shtëpie dhe mbi të gjitha as fakti që është martuar me Ymerin.

Ajo i kërkon Ymerit t’ja rregullojë dokumentet sepse nuk ka as kartën e identitetit dhe asnjë të drejtë në shtetin shqiptar, as të drejtën e votës. Zvetlana shpreh shqetësimin se ai ka fëmijë dhe përderisa ajo nuk figuron në asnjë dokument pronësie për shtëpinë, ka frikë se një ditë ai ia le fëmijëve që ka nga martesa e parë dhe se gjithë investimi i saj në këtë shtëpi ik dëm.

Gruaja ruse i dërgon 1 milion Lekë në vit, Ymeri: Mos më nxeh se e di vetë ti

Zvetlana në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ka sjellë problemin që ka me bashkëshortin Ymeri i cili tregohet tepër i pasjellshëm me të. Svetlana është ruse e cila jeton në Itali dhe prej 20 vitesh njihet me Ymerin. Janë martuar në 2015, por ajo nuk ka marrë pasaportë dhe në fshatin Çermë ku jeton Ymeri ajo nuk figuron si gruaja e tij.

Zvetlana tregon se i dërgon Ymerit çdo muaj nga 950 Euro dhe se shtëpinë dhe femrën në këtë fshat e ka ndërtuar me Lekët e saj. Ajo ka frikë se përderisa emri i saj nuk figuron si bashkëpronare e shtëpisë, Ymeri mund t’ja japë fëmijëve që ka nga martesa e parë. Zvetlana i kërkon ndihmë zonjës Eni Çobani ta ndihmojë të marrë pasaportën shqiptare dhe të bëhet bashkëpronare e shtëpisë që Ymeri ka ndërtuar me Lekët e saj.

Zvetlana: I dërgoj 950 Euro në muaj që ai të jetojë mirë.

Eni Çobani: Pra, ti merr 1 milion Lekë të vjetra.

Ymeri: Po.

Zvetlana: Unë dua të rregullohem me dokumente ose përndryshe më kthe paratë mbrapsht. Të kam blerë dy makina, njëra më e mirë se tjetra. Njëra fuoristradë Toyota Yaris për një njeri që ia vlen, edhe këto i dua. Dua të më kthesh gjithçka, edhe këpucët dhe veshjet, janë të mijat. Ti nuk ke asnjë gjë. Më ke shkatërruar.

Ardit Gjebrea: Lekë për shtëpinë, i paske blerë Toyota Yaris, çfarë nuk i paske bërë Ymerit, po pse?

Zvetlana: Sepse e dua, sepse jam grua serioze, sepse jetoj me te dhe i kam dhënë gjithçka.

Ardit GjebreaÇfarë të ka pëlqyer tek Ymeri, se flokët jo (qesh).

Zvetlana: Në fillim tregohej i mirë, serioz, gjithçka shkonte për bukuri. Më pas kur i them më duhen ato dokumente, të kam bërë shtëpinë.

Eni ÇobaniArditi po thotë se çfarë të ka pëlqyer tek Ymeri?

Zvetlana: Më pëlqeu se ishte njeri serioz, mendonte veç për familjen tonë, por më vonë nuk e di, ndryshoi.

Ymeri: Gabove që ke ardhur tek zonja Eni Çobani. Mos më nxeh se e di vetë ti pastaj. Të kam thënë që burri është burrë. Do bëhet siç them unë.

Zvetlana: Burri është burrë, po tregoje veten pra.

Ymeri: Do bëhet siç them unë.

Zvetlana: Më duket se nuk e ke kuptuar. Ti duhet të tregosh që je burrë sepse unë të kam falur zemrën ty, të dua fort. Burrat shqiptarë janë të mirë, nuk janë të gjithë të këqinj. Ty më duket ka filluar të të lerë mendja.  Tani do të të freskoj trurin sepse duhet të sillesh mirë, qartë?

Ymeri: Mirë, ik ulu atje.

Në përfundim të seanncës, Ymeri thotë nëse Eni Çobani arrin ta ndihmojë të marrë pasaportën shqiptare do e bëjë bashkëpronare edhe tek shtëpia që ai ka ndërtuar me Lekët e saj. /tvklan.al