Mirashi ka punuar në shoqatën e fëmijëve të ngujuar në Poliçan si transportues me makinën e tij personale duke mos u shpërblyer për periudhën gjatë punës së tij. Si do të zgjidhet ky problem që i ka sjellë shqetësime dhe në familje Mirashit?

Drita: Si të mbaj unë përgjegjësi që nuk ka marrë Mirashi lekët e naftës?

Eni Çobani: Po a ishit ju përgjegjëse ju lutem?

Drita: Po, unë isha përgjegjëse, por nuk kisha lekë. Ai e dinte shumë mirë.

Eni Çobani: Po a merrnit furnizime ju se i kam këtu 4 dokumenta, një nga Bubqi, një nga Kisha Ortodokse, një nga një shoqatë tjetër. Në këto dokumenta, transportues ka qenë Z. Mirash.

Drita: Unë merrja dhe furgon nga Poliçani që i çoja fëmijët në Kishën Katolike që bënin lutejet sepse duhej t’i çoja patjetër sepse më luteshin fëmijët sepse ata besonin shumë në Zot. E pagoja nga xhepi im sepse nuk kisha lekë sepse fëmijët aty gjenin qetësinë e shpirtit.

Eni Çobani: Në vendin tuaj, pas muajit të 3 ose të 4 do të veproja ndryshe. Juve duhet t’i thonit zonjës, ne punuam bashkë tani dua të di se mbi çfarë dokumenti punoj, çfarë përfaqësoj unë dhe kush është sigurisht paga ime, nëse ju donit sigurisht një pagë, nëse do të punonit vullnetarisht, atëherë kjo bisedë nuk do të bëhej këtu, por juve iu premtua diçka. Atëherë erdhi ky Mirashi që është futur në grindje me familjen e tij dhe me të drejtë thotë: Unë, ose gjej origjinën e këtyre parave, ose unë në shtëpinë time nuk kthehem dot sepse më thonë se i ke bërë skedina. Mirash, zonja na ka dëgjuar, zotërinjtë e tjetër të cilët janë anëtarë të kësaj shoqate, të cilët janë 41 emra aty, patjetër që ne do t’i kontaktojmë dhe t’i pyesim, por që ti je transportues i këtyre materialeve që ke thënë, ke dokumenta zotëri./tvklan.al