Shihemi në gjyq – U akuzua për një tender, vëllai motrës: Nuk më ndihmove…! (2 Gusht 2020)


Shihemi në gjyq – U akuzua për një tender, vëllai motrës: Nuk më ndihmove…! (2 Gusht 2020)

18:02 02/08/2020

Javën e kaluar rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli historinë e Avniut. Ai rrëfeu në zyrën e ndërmjetëses Eni Çobani, historinë e tij të dashurisë, e cila nuk shkoi aspak si ai e kishte menduar. Në Shtator të vitit 2019, një person i çon një ftesë në Facebook. Ajetja ishte nga Kosova, por jetonte në Amerikë. Ata filluan të flisnin me njëri-tjetrin dhe Avniu tregon se gjatë bisedave me të, ai mori vesh që ajo ishte e divorcuar dhe kishte 5 fëmijë.

Pas takimit në Kosovë, ata vendosin që të martohen, por marrëdhënia mes tyre nuk zgjati shumë sepse Ajetja u largua në Amerikë. Ditën e sotme, në një lidhje telefonike me zonjën Eni Çobani, Ajetja pranoi faktin që kishte qenë e martuar më zotin Avni, por u shpreh se jo të gjitha gjërat që ai kishte thënë janë të vërteta. Ajo më tej u shpreh se ai nuk ekzison më në zemrën e saj dhe kërkoi prej tij që ta lërë të qetë, se ka familje dhe fëmijë




Të ngjashme