Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Nertila dhe nëna e saj Historia. Nertila tregon se e ka braktisur burri dhe janë në proces divorci. Ai jeton me një grua tjetër që ka dy fëmijë dhe i ka marrë në shtëpi, ndërsa ajo vetë me 3 fëmijët e saj ka shkuar të jetojë tek shtëpia e prindërve. Nertila tregon se prindërit e saj shitën një tokë, i hapën mobilieri ish-burrit, i blenë makinë dhe një shtëpi në Tiranë dhe pas 11 vitesh u divorcuan. Prindërit nuk kanë mundësi ta mbajnë më vajzën.

Zonja Historie tregon se ajo është invalide, burrin e saj e ka të sëmurë, ka qenë i persekutuar dhe të gjitha para që kanë marrë si dëmshpërblim, ia dhanë dhëndrit sepse e besuan si ta kishin djalin e tyre dhe që të krijonte një jetë të mirë me fëmijët dhe Nertilën. Ajo thotë se nuk e mban dot të bijën në shtëpi sepse nuk është në gjendje. Nertila i kërkon të ëmës që ta mbajnë dhe për disa kohë sepse ish-bashkëshortit nuk i intereson më për fëmijët dhe nuk i ndihmon ata.

Vajza e saj e madhe vuan nga një çrregullim prevaziv i zhvillimit dhe pensionin që i takon çdo muaj, ia merr i ati. Zonja Historie tregon se ajo ka shitur prona dhe pretendon se 120 milion Lekë ia ka dhënë dhëndrit të saj për të hapur mobilieri dhe për të blerë një shtëpi në Tiranë.

Gjatë një bisede telefonike me Eni Çobanin, ish-bashkëshorti i Nertilës, Ylli ka treguar se ai i ka mbajtur Lekët e pensionit të vajzës sepse vajza ka jetuar me të, madje ai kërkon edhe kujdestarinë e tre vajzave. Eni Çobani tregon se e ka parë me sytë e vetë një mesazh për Ylli i ka çuar në telefon duke e kërcënuar se do e fuste në burg. Ai e mohon këtë akuza dhe shprehet se i ka rënë telefonit disa herë për të folur me fëmijët dhe nuk ia ka hapur dhe në fund të telefonatës ai mohon se i ka marrë ish-vjehrrës së tij Historie 120 milion Lekë të vjetra. /tvklan.al