Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”, në TV Klan vendosi përballë njëri-tjetrit ditën e sotme, vëlla dhe motër. Vullneti rrëfeu në studio se në vitin 1992, ai u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes së një shume parash tek fqinji i tij. Akuza u bë nga një djalë 12 vjeçar, që sipas tij ai dhe familja e tij kishin qenë rreth 13 herë në burg për vjedhje. Vullneti është deklaruar fajtor në bashkëpunim me një person tjetër dhe ka qëndruar 8 muaj dhe 17 ditë në burg, edhe pse ishte i pafajshëm. Ai ka sjellë motrën e tij në studio sepse pretendon se ajo dhe pjesa tjetër e familjes nuk e kanë ndihmuar dhe nuk kanë bërë asgjë për ta nxjerrë nga burgu.