Në seancën e radhës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ishin dy motra nga Durrësi të cilat janë në një konflikt për shtëpinë që i është dhuruar nga i ati para se ai të vdiste. Babai ia ka dhuruar Yllkës dhe i ka kërkuar që gjysmën e shtëpisë t’ja japë Kimetes. Por Yllka nuk ia ka dhënë ende gjysmën që i takon sepse sipas saj, kur nisi të merreshe me dokumentat ndodhën shumë vdekje tek shtëpia, e më pas vëllai i tyre ka hapur gjyqe që ta marrë ai këtë shtëpi dy katëshe në Durrës. Vëllai me motrat nuk kanë një marrëdhënie aspak të mirë me njëri-tjetrin dhe motrat shprehen se ai po i merr pronën që ia ka lënë amanet babai.

Eni Çobani: Kjo banesë dy katëshe në Durrës është e ndarë nga dy apartamente apo jetonit të gjithë bashkë?

Yllka: Me dy hyrje të ndryshme. Babai jetonte vetëm me nënën, Kimetja jetonte në katin e parë nga ana e shtëpisë sime.

Eni Çobani: Me kë ka jetuar babai juaj?

Yllka: Vetëm me mamin.

Eni Çobani: Banesa juaj ku ka qenë?

Yllka: Në anën tjetër. Unë kisha bërë vetëm katin e parë. Mora motrën në katin e parë dhe përfundova katin e dytë vetëm në një anë. Në anën tjetër ishte babai me nënë. Kishin gjysmën e katit të parë dhe të dytë.https://youtu.be/xINnttfQYpM

Eni Çobani: Atëhere aty kemi tre apartamente, kemi hyrjen tuaj, të Sulejmanit dhe të zonjës Kimete, po Zoti Lazim (vëllai) ku ka jetuar se para gjykatës ka pretenduar se ka jetuar që nga viti ’93 dhe në vazhdim thotë unë jam banor i kësaj godine dhe kam dy kate. Që nga Shkurti i vitit 2020 ju nuk rezultoni më pronare me vendimin e formës së prerë të apelit Durrës pronare e kësaj banese dhe është zoti Lazim Xhafa. Tani Kimetja me të drejtë thotë që kjo nuk më dha asgjë, Lazimi nuk më njeh fare dhe unë po dal jashtë. Juve Yllka keni tentuar t’ja dhuroni ndonjëherë banesën motrës tuaj?

Yllka: Po zonja Eni i nisa në 2012 por ndodhën këto vdekjet.

Eni Çobani: Më vjen keq që i referohesh gjithmonë vdekjeve, dëshira për të dhuruar mund të bëhet në çdo kohë.

Eni Çobani: Isha në Itali dhe donte shumë kohë të bëheshin këto gjëra dhe nuk e bënë e kështu vazhdoi kalvari i gjyqeve dhe sot jemi pa shtëpi. Më mori në telefon vëllai dhe tha nxirri rrobat se do marr zyrën e përmbarimit dhe policinë për të nxjerrë rrobat përjashtë. Më çoi foton e tapisë që edhe unë e kisha tapinë, ai e kishte marrë vendim të formës së prerë. /tvklan.al