Të ftuar:

Julia Ilirjani: Aktore

Ylli Doçi: Pastor

Manjola Baçi: Psikologe

Alba Alishani: Producente & Moderatore

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Fërgesë me mëlçi pule

450 gr mëlçi pule
1 qepë mesatare
1 lugë gjelle miell misri
1 lugë çaj piper të kuq
Pak pure domate
1 gotë lëng pule ( 200 ml )
250 gr gjizë ( pa kripë )
2-3 thelpi hudhra
Vaj ulliri 1 lugë çaj gjalp
Majdanoz ( opsionale ) ose nenexhik të thatë

Pastroni mirë mëlçitë e pulës e më pas i presim ato në kubik të vegjël. Ngrohim në tigan vaj + gjalp dhe fillimisht skuqim mëlçitë. I largojmë ato nga tigani e më pas në po atë yndyrë kaurdisim qepen të grirë hollë derisa qepa të bëhet transparente. Shtojmë 1 lugë gjelle miell misri dhe e kaurdisim atë derisa të zverdhet pak. Shtojmë hudhrat e grira + erzat, i përziejmë pak + pure domate + mëlçitë e skuqura. Shtojmë 1 gotë lëng pule, rregullojmë shijen me pal kripë dhe piper të zi. E përziejmë dhe i lëmë të marrin valë për 5-10 min në temperature të ulët. Në fund shtojmë gjizen. E përziejmé ngadalë gjithmonë në temperature të ulët. Mund të vendosim në tavë dheu dhe më pas i vendosim ato në furrë në temperaturë 180 gradë për 10 min.

Patate të mbushura me djathë dhe vezë

4 patate të mëdha
8 vezë ( vetëm të verdha )
150 gr proshutë që preferoni
150 gr djathë mozzarela për pica
Kripë + piper të zi

Pasi kemi larë mirë patatet i vendosim ato në një tavë dhe i pjekim në furrë në temperaturen 220 gradë për 1 orë. Në një tigan gatuajmë proshuten të prerë në copa të vogla ( shirit ) e skuqim derisa të marrë ngjyrë kafe, e më pas e largojmë menjanë. Djathin e grimë në rende nga ana më e trashë. Nxjerrim patatet nga furra, i presim në gjysma dhe largojmë tulin e tyre, duke lënë pjesën anësore 0.5 cm. Bashkojmë në një tas tulin e patateve + proshuten e thekur + djathin e grirë, i përziejmë duke i dhënë shije me kripë + piper të zi + rozmarinë. Mbushim gjysmat e patateve dhe i vendosim në një tepsie me letër pjekje. Bëjmë një gropë në mes dhe vendosim në qendër të mbushjes 1 të verdhë vezë të cilen e spërkasim me 1 pikë vaj. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturen 220 gradë për 7-8 min. Më pas e servirim me sallatë.

A është e shëndetshme vetmia?

Vetmia, si ndikon në mirëqënien e njeriut?

Julia Ilirjani: Burrat e vuajnë më shumë vetminë se gratë