Të ftuar:


Enkelejda Zelaj– Terapiste integrimi
Xhiri Stafuga– psikologe
Valentina Kondaj– prind

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Receta e patëllxhanëve të mbushur me pulë

4 patëllxhanë
2 qepë mesatare
4 thelpinj hudhra
4 fileto pule (400 gr)
150 gr pure domate
150 gr djathë kaçkavall të grirë
Vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Patëllxhanëve u bëjmë një prerje në gjysma për së gjati nëse janë të mëdhenj dhe një prerje si kapak nëse janë mesatar. Bëjmë disa prerje jo deri në fund në tulin e tyre me qëllim që të ndihmojë pjekjen. I lyejmë me pak vaj e kripë e më pas i vendosim në tepsi me letër pjekje me prerjen nga poshtë. Gjoksin e pulës e presim në fileto të holla dhe në një tigan me pak vaj, e skuqim deri sa të zverdhet duke i dhënë shije me kripë e piper të zi. Më pas e largojmë nga tigani. Në po atë tigan kaurdisim qepën e grirë hollë. Shtojmë pak kripë kur qepa të jetë zverdhur. Shtojmë mishin e pulës të prerë në kubikë shumë të vegjël. Shtojmë salcën e domates, hudhrat dhe i lëmë të gatuhen për 5-7 minuta e më pas largojmë tiganin nga zjarri. Nxjerrim patëllxhanët nga furra. Me ndihmën e një piruni largojmë tulin e pjekur të patëllxhanëve dhe e shtojmë në tigan. I përziejmë mirë përbërësit dhe mbushim varkat e patëllxhanëve. I mbulojmë me djathin e grirë dhe i vendosim në furrë 180 gradë për 10-15 minuta deri sa djathi të shkrijë e të marrë ngjyrë të artë.

Pilaf bullguri me mëlçi pule

500 gr mëlçi pule
Vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Pak piper djegës (sipas dëshirës)
1,5 gota uji bullgur
3 gota ujë ose lëng pule
2 lgj gjalp
1 qepë e vogël
1 spec jeshil
1 spec i kuq
1 lç salcë domate
Kripë
1 lç nenexhik të thatë
Majdanoz

Pastrojmë mëlçitë, i presim ato në kubikë. Në një tigan ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim mëlçitë deri sa në tigan të mos ketë më lagështirë duke i dhënë shije me kripë, piper të zi e piper djegës. Paralel me skuqjen e mëlçive vendosim në zjarr një tenxhere me 2 lugë gjelle gjalpë, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën deri sa të zbutet. Shtojmë specat dhe ato të prera në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim për 2 minuta. Shtojmë bullgurin dhe i përziejmë së bashku me perimet për 2-3 minuta deri sa kokrra e bullgurit të vishet me yndyrë. Shtojmë 3 gota ujë të nxehtë ose lëng pule. Vendosim kapakun dhe lëmë pilafin të ziejë për 15 minuta në temperaturë mesatare. Pasi të kalojnë 10 minuta shtojmë mëlçitë e skuqura dhe nenexhikun. I përziejmë me bullgurin, ulim temperaturën dhe pas 5 minutash fikim zjarrin. Mbulojmë tenxheren me një pecetë e më pas vendosim kapakun. Pas 10 minutash e shërbejmë duke e spërkatur me pak majdanoz të freskët.

Sfidat e të adoleshentëve dhe të rriturve me autizëm

Historia e Valentinës, nënës së vetme me binjakët 26-vjeçarë me autizëm

Nevojat e adoleshentëve dhe të rriturve me autizëm