Të ftuar:

Sigi Hysa – kuzhinier

Ledia Fazlli – përkthyese

Gazmend Ujkashi – parukier

Nexhi Beqiri – avokate

Eksena Qirici – psikologe

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Quinoa me krem topinamburi

100 gr topinambur

1 patate

50 gr baby patate

10 gr kurkuma e freskët

50 gr quinoa

10 gr stika pishe

10 gr rrush të thatë

30-40 ml qumësht soje

Fileto levreku me krem finoku, uzo dhe ullinj taxhaski

150 gr fileto

150 gr finok

50 patate baby

20 ml uzo

6 gr kopër

20 gr ullinj taxhaski

Çiftet që s’pyesin për moshën, kur gruaja është më e madhe se burri

10 vite më e madhe se partneri, historia e dashurisë së përkthyeses: Nuk doja martesë, por ai insistoi

Martesa e Ledia Fazllit ‘thyen’ disi rregullin e përgjithshëm që djali duhet të jetë në të njëjtën moshë ose më i madh se sa partnerja. Përkthyesja është thuajse 10 vite më e madhe se sa partneri i saj. Ajo rrëfen historinë e dashurisë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan dhe thotë se mosha nuk ka krijuar asnjëherë një problem mes tyre.

Ledia Fazlli: Me thënë të vërtetën nuk kam pasur asnjë problem. Ai më ka thënë që në fillim që është në këtë moshë, edhe unë gjithashtu i kam treguar që në fillim për moshën time edhe pse nuk më ka besuar për moshën që kisha se më është dashur t’i tregoj kartën e identitetit për të më besuar. Nuk kam pasur asnjë problem, as ai jo absolutisht. Ai jo e jo, por unë që isha pak skeptike, nuk e pata problem.

Katerina Trungu: Megjithatë shoqëria, njerëzit që ju rrethonin e kishin ndonjë koment në lidhje me këtë, për të vazhduar këtë pjesën e komenteve të shoqërisë?

Ledia Fazlli: Shoqëria në sytë tanë të paktën përpiqej të mos tregonte paragjykimin, por thellë-thellë unë e shikoja në reagime, në gjykime, në sytë e tyre që kishte paragjykim. Jo te të gjithë kuptohet, por te shumica po.

Fazlli ka 5 vite e martuar me partnerin dhe janë prindër të një vajze.  Ajo thotë se nuk ka qenë dëshira e saj për të kryer celebrimin, por ka ardhur nga këmbëngulja e partnerit.

Ledia Fazlli: Unë kam bërë martesën me një insistim të paparë nga bashkëshorti im sepse donte me patjetër që të bënim celebrimin ndërkohë që jo vetëm se është ai, por unë si natyrë nuk kam dashur celebrim. Edhe po të ishte partneri më i madh, unë nuk doja të celebrohesha. Nuk e di, por pastaj duke qenë se ai insistoi shumë, shumë, shumë, e morëm si vendim, ia bëra qejfin dhe u celebruam. Jam celebruar kur vajzën e kisha ende në bark, në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Gjatë marrëdhënies së tyre, përkthyesja thotë se ka patur momente kur ka qenë ajo që e ka ndierë diferencën në moshë, por kjo lidhet më shumë me faktorë të tjerë.

Ledia Fazlli: Ka momente të tilla, pavarësisht se partneri im, unë e kam parë që në fillim që për moshën që kishte, që në fillimet tona ishte pak më i pjekur dhe kjo çështja e pjekurisë është realisht për t’u marrë në konsideratë. Ai ishte më i pjekur se moshatarët e vet dhe këtë e tregonte në shumë aspekte, por ndodh që ajo diferenca e moshës të bëhet e dukshme në disa aspekte. Kjo jo për sa i përket pjesës së dashurisë dhe kjo s’ka lidhje me ndjenjën, por për sa i përket pjesës së angazhimeve, angazhimeve në familje, angazhimet me mua, me vajzën, por mendoj që kjo nuk është çështje e moshës, edhe pse mund të jetë çështje karakteresh, zhvillimi, si është mësuar sepse mund të jenë dhe partnerët më të rritur dhe unë në diskutimet e mia me shoqet e mia ndodh që i kanë partnerët shumë herë më të mëdhenj se sa partneri im dhe prapë kanë të njëjtën gjë, edhe kjo lind diskutim, është natyrë e një mashkulli.

Historia e dashurisë e përkthyeses me burrin 10 vite më të vogël

93 vjeçe dhe “e dashuruar marrëzisht”, Gazmend Ujkashi habit me rastin e mikeshës së tij

Avokatja Nexhi Beqiri thotë se gjatë marrëdhënies së një çifti dashuria e pasioni mund të zbehet me kalimin e viteve, por në thelb mbetet mirënjohja, respekti e përkushtimi. Kjo deklaratë e thënë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, solli reagimin e Gazmend Ujkashit i cili i qëndron mendimit se nuk ka kuptim të vazhdojnë marrëdhënien nëse secili vazhdon paralelisht edhe diçka tjetër.

Avokatja shpjegoi se krizat në çift mund të tejkalohen, por vjen një moshë e caktuar kur më pas as nuk mund të ndahesh dot. Ujkashi kundërshton dhe sjell rastin e një mikeshe 93-vjeçare që thotë se është “marrëzisht e dashuruar”.

Nexhi Beqiri: Deri në moshën 50-60 vjet dhe mund të ndahen, por pastaj nuk ndahesh dot.

Gazmend Ujkashi: Pse?

Katerina Trungu: Nuk ndahesh dot pastaj?

Nexhi Beqiri: Do martohesh pas të 60-ave?

Gazmend Ujkashi: 60 mund të jesh akoma pasionant.

Nexhi Beqiri: Ah po, që të ndahesh dhe mos të kesh më lidhje.

Gazmend Ujkashi: Jo ore si mos të kesh më lidhje? Deri ditën e fundit ke lidhje. Unë kam një mikeshën time 93 vjeç në Amerikë, po më shkruante para 3 ditësh, po më thoshte “jam e dashuruar marrëzisht”. Ajo ka stërnipa.

Nexhi Beqiri: Nuk jemi akoma..

Gazmend Ujkashi: Po çfarë lidhje ka? Njeri është ajo.

Nexhi Beqiri: Po ç’lidhje ka tani, në Shqipëri nuk kemi raste të tilla se edhe ti vetë po thua që s’jemi si jashtë.

Gazmend Ujkashi: Në Shqipëri kemi tabu se njeriu për të dashuruar, pse sheh telenovelat ajo moshë e madhe? Prapë dashuron, dashuron një aty në telenovelë.

Katerina Trungu: Në fakt ka patur edhe raste kur kanë dashur të njihen.

Gazmend Ujkashi: Ja ku e ke, ajo më tregonte mua tani nga Amerika, marrëzisht e dashuruar. 93 vjeçe! Ajo thotë “po hipa në makinë, po i dhashë makinës jam në rregull për gjithçka. Ditën që s’i jap makinës…”

Katerina Trungu: E ka si test atë të të ngarit makinën.

Pse burrat pëlqejnë gratë më të mëdha në moshë