Të ftuar:
Demir Osmani: Ekspert rrugor
Skënder Brataj: Shef i Urgjencës Kombëtare
Tahir Demko: Instruktor i ndihmës së parë pranë “Kryqit të Kuq”
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Pulë e pjekur në furrë me spinaq dhe beshamel
500 gr mish pule ( pa kocka )
Kripë + piper të zi + piper të kuq
Vaj ulliri
-Për mbushjen me spinaq
1 qepë
1 tuf të vogël spinaq
1 spec i kuq
Kripë + piper të zi + piper të kuq
Pak piper djegës ( opsionale )
200 gr djathë kaçkavall mozzarela
-Beshameli
1 lugë gjelle gjalp
1 lugë gjelle miell
1.5 gotë qumësht ( 300 ml )
Kripë
Arrë moskat
Përziejmë mishin e pulë me vaj ulliri dhe erzat. E vendosim në një tavë e më pas në furrë në temperaturën 180 gradë derisa të zverdhet pak. Në një tigan me pak vaj kaurdisim qepën sa të zverdhet. Shtojmë spinaqin dhe e kaurdisim atë në lagështirën e tij. Shtojmë specin e kuq në shirita, rregullojmë shijen me erzat dhe e fikim zjarrin. Përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalp për 3 min, e shuajmë me qumësht sa të marrë valë + kripë + arrë moskat. Nxjerrim mishin nga furra, mbulojmë mishin me spinaqin e gatuar. Mbulojmë spinaqin me pak beshamel e më pas mbulojmë beshamelin me djathë mozzarela kaçkavall. E vendosim përsëri në furrë në temperaturën 180 gradë për 10-15 min derisa djathi të shkrijë. E shërbejmë me pak sallatë apo dhe me 1 kupë pilaf.
Makarona me pesto limoni
320 gr makarona
-Për peston
2 limona lëngu ( 1 lugë kafe lëkurë limoni )
40 gr fara pishe
50 gr parmixhano
2-3 degë majdanoz
1 grusht borzilok i freskët
1/2 thelpinj hudhër
Kripë + piper të zi
Vaj ulliri
Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për ta zierë. Shtojmë makaronat + 1 lugë çaj kripë dhe i lëmë ato të ziejnë për 11 min. Sipas kohë së shkruar në paketim. Në një grirëse të qepës vendosim lëngun e limonit dhe 1 lugë kafe lëkurë limoni. Shtojmë farat e pishës + vaj ulliri + kripë + piper të zi. Më pas shtojmë parmixhanon e grirë 1/2 thelpi hudhër + borzilokun e freskët dhe pak majdanoz. I përziejmë të gjithë përbërësit me grirësen e qepës ( mixer ) derisa të formohet një masë kremoze. Më pas vendosim peston në tigan, shtojmë peston + makaronat e kulluara + pak lëng nga zierja e makaronave. I përziejmë e më pas e shërbejmë pjatën menjëherë.
Përse shtohen aksidentet gjatë verës?
Aksidentet rrugore/ Urgjencat mjekësore gjatë verës