Të ftuar:

Tea Brame – nutricioniste

Marian Saliaga – veteriner/sipërmarrës

Nexhi Beqiri – juriste

Artur Xheka – fermer

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Krahë pule të pjekura me patate

1,2 kg krahë pule

Për marinimin:

3 lgj vaj

1 lç piper të zi

1 lç kripë

1 lç piper i kuq

1 lç salcë domate

2 thelpinj hudhër

1 lç trumzë e thatë

Për patatet:

4-5 patate

2 lgj vaj

Kripë

Rozmarinë

Pastrojmë krahët e pulës dhe i vendosim ato në një tas. Në një tas tjetër vendosim të gjithë përbërësit e marinimit. I përziejmë mirë ato e më pas shtojmë marinadën tek kofshët e pulës dhe fillojmë t’i përziejmë me duar me qëllim që të lyhen mirë krahët nga të gjitha anët. Mbulojmë tasin dhe e fusim në frigorifer për një orë. Qërojmë patatet dhe i presim ato në forma si të dëshironi. I vendosim ato në një tas ku do të shtojmë vaj, kripë dhe rozmarinë.

Në një tepsi me letër pjekje vendosim krahët e pulës e më pas në hapësirat bosh midis krahëve vendosim fetat me patate.

Më pas vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 35-40 minuta deri sa krahët e pulës dhe patatet të marrin ngjyrë të kuqerremtë e të jenë me shije krokante.

Sallam furre me bukë dhe vezë

300 gr sallam

1 qepë e vogël

1 degë selino

1 lgj majdanoz i grirë hollë

200 gr bukë

Pak sherebelë ose nenexhik

2 vezë

1-1,5 gotë lëng pule

Kripë dhe piper i zi

2 lgj vaj

1 lgj gjalpë

Në një tigan të thellë ngrohim vajin e gjalpin dhe kaurdisim qepën të grirë në fije të holla. Shtojmë selinonë dhe majdanozin dhe i përziejmë ato për 5 minuta. Shtojmë sallamin e prerë në copa të vogla sipas dëshirës. I kaurdisim duke i aromatizuar me pak sherebelë, pak kripë e piper të zi. Shtojmë në tigan bukën e prerë në copa të vogla.

Thyejmë vezët dhe i përziejmë mirë në një tas. Shtojmë aty lëngun e pulës dhe i përziejmë përsëri. Shtojmë këtë përzierje në tigan dhe fillojmë të përziejmë ngadalë me kujdes që buka të përthithë lëngun e pulës dhe vezën.

Lyejmë një tavë qeramike me gjalpë dhe transferojmë përbërësit nga tigani në tavë të cilën e mbulojmë me letër pjekjeje dhe alumin e më pas e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 25-30 minuta. Kjo recetë shoqërohet me një sallatë jeshile.

A mund të hamë ende mirë dhe lirë në vendin tonë?

“Me 150 mijë Lekë në muaj, ta matësh kokën me pe”, pensionistja ankohet për çmimet e ushqimeve

Një pensioniste që telefonoi në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ankohet se çmimet e produkteve ushqimore në treg janë rritur shumë. Telefonuesja thotë se pensioni i saj nuk arrin të mbulojë nevojat e duhura ushqimore dhe blen produktet më të lira që gjen dhe në sasi të vogël.

Ajo shton se ka hequr dorë nga disa ushqime për shkak të kostos, ndërsa ngre si problem edhe cilësinë e disa produkteve.

Pensionistja: Unë jam një pensioniste që marr 150 mijë Lekë në muaj dhe unë nuk i marr dot ato që dalin në pazar se 300 Lekë kilen e spinaqit nuk e marr dot, një. Brokolit e këto lulelakrat me 300 Lekë nuk i marrim dot, shkojmë e marrim një lakër të egër që dhe asaj i është rritur çmimi, majdanozi, kopra e të gjitha dhe marrim gjëra që janë të lira. Ne ushqehemi jo mirë. Sa i përket asaj që thotë djali, ai pulën e fshatit e shet 12-13 mijë Lekë kilen dhe atë nuk e blejmë dot. Do shkojmë të marrim një pulë tjetër atje në supermarket. Kështu që janë rritur shumë, në rast se më përpara një pulë fshati e gjeje më të lirë, tani jo më të lirë që s’e gjen por ta matësh kokën me pe.

Katerina Trungu: Zonjë kur bëni pazaret, ju ndoshta shkoni përditë dhe bëni ja 2-3 blerje për ushqimet që do të konsumoni. Çfarë blini, nëse mund të ma thuash shkurt, qartë, saktë?

Pensionistja: Marr një gjysmë kile spinaq, një gjysmë kile presh, marr nja 4-5 karota, 2-3 kokrra panxhar dhe vij në shtëpi të keqen nëna se nuk i marr dot të tjerat.

Katerina Trungu: Ke hequr dorë nga disa ushqime të caktuara?

Pensionistja: Patjetër.

Katerina Trungu: Nëse ndalemi për shembull te bulmeti se ka qenë një nga ankesat që ne kemi vënë re.

Pensionistja: Është tjetër mesele te bulmeti. Te bulmeti të shkosh ta marrësh djathin nuk e di se çfarë djathi merr sepse të gjitha djathërat janë me hile. Dalim ndonjëherë e shikojmë te fshatarët që shesin kështu, por edhe ata ia kanë gjetur marifetin, edhe ata bëjnë me hile.

Raporti çmim-cilësi… A hamë atë që paguajmë?