Shije Shtëpie – Emisioni 14 Shtator 2022


Shije Shtëpie – Emisioni 14 Shtator 2022

15:17 14/09/2022

Të ftuar:

Adja Angjeli – trajnere shëndeti

Bedat Dini – çiklist

Insert: Valbona Sylasani – blogere gatimi

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Çomlek me qepujka të thata

600 g mish viçi

1 qepë e madhe

800 g qepujka të thata

2 kokë hudhra

2-3 gjethe dafine

1 lugë gjellë salcë koncetratë

1 gotë verë

5-6 kokrra piper të zi

Vaj për gatim

Kripë + piper të zi

2 lugë gjellë uthull

Në një tenxhere të thellë kaurdisim mishin të prerë në racione ose kubik të mëdhenë ( sa një kafshatë). E skuqim mishin mirë duke shtuar më pas një qepë të grirë shumë imët. I kaurdisim së bashku derisa qepa të tretet mirë. E shuajmë mishin dhe qepën me verë dhe e lëmë alkoolin e verës të avullojë. Shtojmë salcën dhe ujë sa të mbulohet mishi duke e lënë të ziejë për 30 minuta.

Ndërkohë në një tigan e ngrohim dhe e kaurdisim qepujkën derisa të zverdhet pak. Më pas i vendosim ato në një tavë dheu, shtojmë 3 gjethe dafinë dhe disa kokrra piper të zi. Largojmë mishin nga zjarri dhe e shtojmë atë mbi qepujkën në tavën e dheut, i rregullojmë mirë shtojmë 2 koka hudhra në tavë fillimisht e mbulojmë me letër pjekjeje dhe alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 40-45 min. 10 min e fundit largojmë letrat dhe e lëmë çomlekun të marrë faqe.

Fogaçe

550 gr miell 00

1 pako maja birre

1lugë sheqer

150 ml ujë të ngrohtë

150 ml qumësht të ngrohtë

100 ml vaj ulliri

1 lugë çaji kripë

Kripë e trashë/ Rozmarinë e freskët

Në një tas vendosim produktet e thata. Miell, maja, sheqer. Nëese kemi një grusht miell semola mund ta përziejmë me miellin 00 për ta bërë fugaçin më të shkrifët. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit e thatë në tas. Në një tas tjetër vendosim ujin e vakët, kripë, vaj dhe përbërësit e lëngshëm i përziejmë mirë. Fillojmë të shtojmë në tasin me qumësht miell pak nga pak duke e përzier me gishtat e dorës derisa të formohet një brumë jo shumë i fortë.

 Vendosim brumin në një tas bëjmë një prerje kryq në majë të brumit dhe e mbulojmë me celofan. E lëmë brumin të fermentohet për 1 orë e 30 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë e shohim që brumi dyfishohet. E largojmë nga tasi e punojmë shumë pak lehtë dhe pasi  lyejmë tavën me vaj e vendosim brumin dhe i japim formën e tavës me majat e gishtërinjve. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë 20 minuta.

Në një gotë vendosim 2 lugë gjellë ujë + 2 lugë gjelle vaj. E përziejmë dhe lyejmë komplet sipërfaqen fogaçes. E spërkasim me kripë të trashë dhe rozmarinë të freskët. Vendosim fogaçen në furrë në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta.

Cilat janë simptomat e çrregullimeve hormonale?

Kafenë në mëngjes vazhdoni ta pini, por mos u zgjoni me të

Çrregullimet hormonale, përveç ndihmës mjekësore, kanë nisur të gjejnë zgjidhje edhe me atë që njihet si “mjekësia holistike”. Kjo përfshin të qenurit të vëmendshëm ndaj të ngrënit, kujdesi me ushqimin, praktikat e frymëmarrjes apo të ushtrimeve fizike. Teksa shpjegon të gjitha këto në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Ajda Angjeli, e cila është trajnere shëndeti, ndalet edhe te konsumi i kafesë. Shpesh perceptohet se pija që na zgjon në mëngjes mund të ketë efekt të kundërt te personat me probleme hormonale, por çelësi qëndron te koha kur konsumohet.

Ajda Angjeli: Unë personalisht e konsumoj kafenë, konsumoj kafenë turke një herë në ditë.

Katerina Trungu: Arsyeja, pse jo ekspres,por turke apo thjesht për shijen?

Ajda Angjeli: Është shija, e ndiej vetë që nuk kam ato hopet e mëdha që kafeja ekspres të jep shumë energji për rreth një orë, pastaj sikur bie niveli i energjisë, të paktën në trupin tim. E kam studiuar dhe kam kuptuar që më jep pak më shumë siklet.  Kurse kafeja turke është më tonizuese, më e butë, më e qetë.

Nuk do thoja që të eliminohet kafeja. Natyrisht ka shumë njerëz që pinë shumë kafe gjatë ditës dhe kafeja nxit prodhimin e hormonit të kortizolit, i cili është hormoni i stresit dhe në femra të cilat kanë problematika hormonale dhe vetë kortizolin e kanë në nivele të larta, nëse gjëja e parë që ti bën kur ngrihesh në mëngjes, është merr një gotë kafe që të marrësh energji dhe të vazhdosh ditën, është shumë e gabuar. Në periudhën e mëngjesit, sapo zgjohemi, niveli i kortizolit në organizëm është në pikun e vet, në maksimum, shto edhe kafenë, i jep një dozë akoma më të fuqishme dhe natyrisht që kjo nuk bën mirë sepse kortizoli pastaj jep shumë sinjale të tjera për prodhimin e hormoneve të tjera që nuk funksionojnë siç duhet.  

Ajo që duhet të bëjmë lidhur me kafenë, është që ta konsumojmë rreth 1-2 orë pasi jemi zgjuar nga gjumi. Mundësisht të zgjohemi, të bëjmë pak, po themi një frymëmarrje, një frymënxjerrje, pak ushtrime të lehta në mëngjes, pastaj të hamë një mëngjes të balancuar që duhet të jetë tipik për probleme hormonale dhe pastaj të pimë kafe.

Çiklisti nga Shkodra që udhëtoi për 11 ditë me biçikletë në gjithë Shqipërinë

Si të ruajmë ushqimet në frigorifer?












Të ngjashme