Të ftuar:

Shkëlqim Balili – gjinekolog

Suela Demiri – moderatore

Vitjona Nano Begeja – psikologe

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Lazanja me perime

½ e pakos peta lazanje

1 qepë e vogël ( opsionale)

1 thelpi hudhër

3-4 domate mesatare

1 patëllxhan

2 kunguj të njomë

2 speca mix ngjyrë

Vaj

Kripë + piper të zi

200 gr djathë i tymosur

60 gr parmixhano ose grana padana

Beshamel

100 gr gjalpë

100 gr miell

1 litër qumësht

Kripë + piper të zi

Arrë moskat

Pastrojmë perimet, qepën e presim imët në kubikë ose në rrathë. I grijmë patëllxhanët dhe specat i presim në kubikë me brinjë 1 cm. Domatet i pastrojmë nga farat dhe lëngu. I presim në shiritë ose kubikë, si të dëshironi. Vendosim tiganin me vaj në zjarr, shtojmë në të 1 thelpi hudhër derisa të aromatizojmë vajin.

 Shtojmë qepën, e kaurdisim për 2-3 min e më pas shtojmë domatet në kubikë. I përziejmë pak e më pak shtojmë patëllxhanët në kubikë, i kaurdisim sa të ulin volumin e më pas shtojmë specat duke vazhduar përierjen për 2-3 min. Shtojmë kungujt në kubikë ose gjysmë rrathë nëse kungujt janë të vegjël, i përziejmë duke shtuar më pas kripën dhe piper të zi. I lëmë perimet të gatuhen dhe pak.

Ndërkohë përgatisim beshamelin. Shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin, kaurdisim për 2 min e më pas shtojmë qumësht duke e përzier vazhdimisht. Rregullojmë shijen me kripë + piper të zi + arrë moskat. Në tepsi shpërndajmë 3 lugë gjellë beshamel.

Vendosim petat e lazanjës të zhytur në ujë të valuar. Shpërndajmë një shtresë me perimet e gatuara. Mbi perimet shpërndajmë djathë të tymosur në kubikë e më pas 3 lugë gjellë beshamel. Vendosim shtresën tjetër me peta dhe vazhdojmë si më lart. Shtresa mund të përsëritet 2 – 3 herë. Në fund lazanjat i mbyllim me beshamel, spërkasim sipërfaqen me djathë parmixhan të grirë. Vendosim tepsinë në furrë me temperaturë 180 gradë për 30 min.

Milefolje

1 petë sfoljat

Për kremin

400 ml qumësht ( 2 gota )

4 të verdha vezë

Lëkurë limoni

90 gr sheqer

40 gr niseshte (2 lugë gjelle)

200 ml panë ëmbëlsirë

Ëmbëlsirës mund t’i japim formën që dëshirojmë por mund ta përgatisim dhe me gota. Vendosim petën mbi një letër pjekjeje në tepsi e më pas e presim atë në forma të vogla katrore me brinjë 5 cm. Vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 15 ose 20 min.

Vendosim qumështin në një tenxhere. Shtojmë 2 feta lëkurë limoni. Në një tas vendosim të verdhat e vezëve + sheqerin dhe i përziejmë me tel dore derisa sheqeri të shkrijë. Shtojmë niseshten dhe vazhdojmë përzierjen. Largojmë lëkurat e limonit nga qumështi e më pas përziejmë qumështin me vezët kur kremi të jetë trashur dhe të marrë valë e largojmë, e transferojmë në një tas e mbulojmë e celofan dhe e vendosim në frigorifer të ftohet.

Rrahim panën sa të bëhet marengë jo shumë e fortë e më pas shtojmë në tas brumin e pastiçerisë lugë, lugë derisa të bëhet një masë e vetme. Vendosim kremin në një xhep pastiçerie dhe mbushim biskotat sfoljat që hoqëm pak më parë. I ndajmë ato me thikë horizonatalisht për të bërë 2 biskota të cilat i mbushim më pas, i pudrosim nga sipër me sheqer pluhur.

Marrëdhëniet seksuale në moshë të vogël

Mosha “ideale” për të kryer marrëdhënie seksuale

“Kemi qepur vagina nga seksi i dhunës, me kafshime”, dr. Shkëlqimi habit me rastet ekstreme

“Shije Shtëpie” në Tv Klan trajtoi sot marrëdhëniet seksuale në moshë të hershme. Psikologia Vitjona Nano Begeja tha se sipas një studimi në shkollat 9-vjeçare të Tiranës, një pjesë e madhe e adoleshentëve kanë kryer marrëdhëniet e para seksuale që në moshën 13 vjeç.

Nisur nga kjo, gjinekologu Shkëlqim Balili shton se përveç problemeve psikologjike, marrëdhënie të tilla sjellin edhe jo pak ndërlikime fizike,  sidomos në trupin e femrës. Më herët u përmend se në një moshë më të vonë ka gjasa të larta të shfaqjes së kancerit vaginal, por veç kësaj sëmundjeje, gjinekologu shton edhe rastet e frikshme që ka hasur gjatë punës.

Shkëlqim Balili: Që të bësh një marrëdhënie seksuale, veç dëmtimeve psikologjike dhe veç dëmtimeve ku nuk ndien dashuri, nuk ndien ndjenjë, je i paformuar akoma, është rreziku i kontracepsionit sepse  shumica nuk përdorin kontracepsion. E dyta, kontracepsionet kurdoqoftë janë të zgjedhur për moshën e adoleshencës dhe ato  që janë të riprodhimit dhe janë mbi 80 fenomene anësore.

Unë kam raste në praktikën time të shtatzënisë adoleshente. Ne në maternitet kemi pritur keqformime, aborte të mëdha, lacaracione, kemi qepur vaginat vetëm nga dëmtimet dhe nga sekset e dhunës, bile me kafshime. E dyta, seksi dhe shtatzënia në adoleshencë, është me keqformime fetale, është e jashtëzakonshme. Ka mbi 100 ndërlikime, plus sjell hipotrofi, lindje të vështirë, sjell prematuritet, nuk shkon kurrë lindja sepse një 13 vjeç nuk ka aftësi biologjike, psikologjike e morale për ta çuar deri në fund.

Pse të rinjtë fillojnë jetën seksuale që në moshën 13-vjeçare?

Dr. Shkëlqimi tregon rastin e pacientes: 8 muaj pa cikël menstrual, kishte marrë kontraceptivë, më erdhi me qime në fytyrë e gjoks

Dr. Shkëlqim Balili, i ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan foli për rëndësinë e vizitave te gjinekologu që në muajt e parë të ardhjes së ciklit menstrual. Cikli i parë duhet të mbahet mend dhe vajza duhet të gjejë gjithnjë mbështetje nga familja e sidomos nga nëna.

Më tej, gjinekologu theksoi se problemet apo çrregullimet e menstruacioneve mund të evitohen me anë të këtyre vizitave pasi pacientet mund të marrin mjekime të thjeshta për të vazhduar normalisht rutinën e përditshme, pa ndihmën e medikamenteve hormonale. Lidhur me këta të fundit, mjeku përmendi rastet nga përvoja e tij, ndërsa shtoi edhe kontrollet që duhet të kryhen nga femrat aktive seksualisht.

Shkëlqim Balili: Unë di t’ju them nga praktika e përditshme që ka shumë vajza që vuajnë gjatë ciklit sepse kanë lindur ndoshta me një uterus që është i formuar mirë, që kanë ndoshta një disbalancë hormonale  estrogjen-progresteron, që nuk kanë informacion që cikli është një nga vlerat biologjike të organizmit femëror, e ka bërë Zoti dhe të gjitha këto çrregullime, i durojnë dhimbjet, durojnë stresin, durojnë të vjellat ndonjëherë, nuk shkojnë dot në shkollë, nuk shkojnë dot në provim dhe këto gjëra të gjitha eliminohen. Unë e quaj  urgjencë që një vajze të mos i vijë cikli një muaj dhe nëna të rrijë indiferente.

Unë kam një rast tani që ka 8 muaj pa cikël dhe që kishte marrë një mjekim në Sarandë prej 8 muajsh me kontraceptivë dhe ka ardhur këtu me pilozitet në fytyrë, në gjoks, aty ku nuk duhet të ketë femra. Vizita te mjeku nuk është vetëm për këtë. Pastaj, kur ajo arrin dhe bën marrëdhëniet e para pas moshës 18-19 vjeç, atëherë unë mendoj për të gjitha gratë që janë në moshën, fazën e riprodhimit, 1 herë në vit duhet të bëjnë një PapTest dhe një eko të gjirit dhe e dyta, çdo problem, 1 herë në 6 muaj duhet bërë një kulturë vaginale për të pasur një vaginë të pastër sepse seksi duhet të jetë krejt i shëndoshë në të gjithë marrëdhëniet që bëhet.