Të ftuar:

Eda Nallbani: Pensioniste

Shpresa Çakërri: Pensioniste

Arben Kruta

Arjeta Palushaj: Stiliste

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Receta me pulë dhe qiqra, vakt i shijshëm që përgatitet shpejt

600 gr mish pule
350 gr qiqra ( të gatuara )
1 qepë
2-3 thelpinj hudhra
1/2 filxhan vaj ulliri
1/2 filxhan ujë
1 lugë çaj kerry ( pluhur )
1 lugë gjelle tahini
1 lugë gjelle mustardë
Lëngu i 1 limoni
Majdanoz

Fillimisht parangrohim furrën në temperaturën 190 gradë. Në një tepsi vendosim qepën të prerë hollë në fije + hudhrat të grira imët. Mbi qepët vendosim qiqrat të gatuara e mbi to vendosim copat e mishit duke mbuluar qiqrat. Spërkasim mishin me kripë dhe piper të zi. Në një tas vendosim fillimisht 1/2 gotë ujë + vajin + 1 lugë gjelle mustardë + 1 lugë çaj kerry + 1 lugë gjelle tahini + lëngun e 1 limoni. Të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë dhe i shtojmë të copat e mishit që të marinohen mirë. Mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë për 40-45 minuta. 10 minutat e fundit largojmë letrën e aluminit derisa mishi të marrë ngjyrë të artë. Pasi e nxjerrim nga furra e spërkasim me majdanoz.

Buka e Pashkëve

200 ml qumësht të vakur ( 1 gotë )
50 gr sheqer ( 4 lugë gjelle )
7 gr maja e thatë ( 1 lugë gjelle )
2 vezë
1 lugë çaj kripë
550 gr miell + 100 gr miell = 650 gr
100 gr gjalp në temperaturë ambiente
Lëkura e 1 limoni
Rrush të thatë të verdhë ( 50 gr )
50 gr rrush të thatë të zi ose të kuq
1 të verdhë vezë për lyerjen e bukës

Në një tas vendosim qumështin e ngrohtë + sheqerin + majanë. I përziejmë të gjithë përbërësit mirë sa sheqeri të shkrijë. Vazhdojmë të shtojmë në tas vezët + 1 lugë çaj kripë dhe përsëri vazhdojmë përzierjen. Shtojmë në tas 550 gr miell. Fillimisht punojmë brumin me duar ose robot. Në fund shtojmë në tryezën e punës 100 gr miell. Shtojmë brumin dhe e punojmë derisa i japim formën e tij përfundimtare. Vendosim brumin në një tas dhe e lëmë të mbuluar mirë për 1 orë derisa ai të dyfishohet. Më pas e largojmë nga tasi e ndajmë në 2 pjesë të barabarta. Vendosim brumin të pushojë dhe 30 min. Më pas marrim një kulaç e hapim duke i dhënë atij një formë drejtkëndëshe. Lyejmë sipërfaqen me gjalp ambiente. Mbi gjalp grimë lëkurë e 1 limoni. Vazhdojmë e spërkasim brumin me 1 lugë gjelle sheqer dhe me 2 lloje stafidhesh të verdha dhe të buta. Shpërndajmë rrushin e thatë e më pas e mbledhim petën e mbushur role, e lëmë të pushojë minimalisht 15 minuta. E më pas i bejmë role, një prerje horizontale në mes të roles, duke mos e prerë deri në fund. Kështu që na formohen 2 pjesë brumi të prera. Rrotullojmë njërë pjesë duke formuar një rrotulim spiral. Vazhdojmë dhe me prerjen tjetër nga ana tjetër të njëjten gjë. Na formohet një bukë me rrush. E vendosim bukën e pashkës të piqet në temperaturën 170 gradë për 40-45 min.

Kur stili nuk njeh moshë

Të moshuarit plot elegancë, stil, dhe kombinime

Quiz/ Loja telefonike