Të ftuar:

Xhoi Jakaj – pedagoge

Arba Gramo – sipërmarrëse

Mardiola Baco – Juristja

Në skype: Besmir Nenaj – inxhinier elektronik

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Makarona në furrë me mish të grirë dhe kunguj

400 gr makarona tub

400 mish të grirë

3 kunguj të njomë (në rende)

300 gr mozzarella (në kubikë)

50 gr parmixhano (i grirë)

1/2 gotë vere të bardhë

Kripë + piper të zi

Vaj ulliri

Beshameli:

50 gr gjalpë

50 gr miell

500 ml qumësht

Kripë

Arrë moskat

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të zierë. Fillimisht pastrojmë kungujt dhe i grijmë në rende. Nga ana më e trashë i spërkasim me pak kripë dhe pas 10 minutash i shtrydhim me duar për të hequr ujin e tepërt dhe i lëmë mënjanë.

Në një tigan të thellë ngrohim vajin, e aromatizojmë atë me 1 thelpi hudhër e më pas kaurdisim mishin e grirë për 5-7 minuta. Rregullojmë shijen me kripë + piper të zi dhe shuajmë mishin me verë të bardhë e lëmë sa vera të avullojë alkolin dhe menjëherë shtojmë kungullin e grirë. E lëmë të gatuhet për 5-10 minuta.

Ndërkohë që uji ka valuar shtojmë makaronat, kripën dhe i lëmë të ziejnë aldente, 3 minuta më pak se minutat e shkruara në etiketë.

I kullojmë dhe i vendosim në një tas të madh, ku do të shtojmë dhe mishin e grirë me kunguj të gatuar. Shtojmë në tas beshamelin, djathin në kubikë të vegjël dhe parmixhanon e grirë. Shtojmë në tas dhe 2 garuzhde me lëng limoni, i përziejmë mirë të gjithë përbërësit.

Ruajmë 2-3 lugë gjelle beshamel, për ta niveluar në sipërfaqe e pudrosim në fund me parmixhano dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë për 30 minuta.

Sallatë me panxhar dhe barishte

1 panxhar (të zier)

150 gr barishte mix

1 portokall (mesatar)

80 gr djathë

20 gr arrë ose fara kungulli

Për marinimin:

Vaj ulliri

2 lugë gjelle lëng limoni

Kripë, pak piper të zi

Pak sheqer kaf

Ziejmë panxharin për 25 min, e qërojmë në feta ose e presim në fije. Vendosim barishtet në një tas ose pasi kemi përzierë përbërësit për marinimin me gjysmën e marinadës marinojmë barishtet në një tas. Në një pjatëancë vendosim si bazë shtojmë në të panxharin e grirë, pak portokall të filetuar, arra dhe djathë. Shtojmë pjesën e mbetur të marinimit dhe e shërbejmë.

Studim, njerëzit që kanë motra janë më të lumtur dhe optimistë

“Një motër do më kishte penguar, nuk kam dashur as të lind vajzë”, juristja: Më mjafton vetja

Juristja Mardiola Baco, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan rrëfeu për lidhjen e fortë me vëllain e vogël dhe faktin që u bë shkas ngulmimi i saj që ai të vinte në jetë. Ajo u shpreh se nuk mendonte kurrsesi të kishte një motër dhe kjo ka qenë e vetmja dëshirë që i ka mbetur e njëjtë në jetë sepse gjithnjë ka dashur që të ketë vëlla.

Sipas juristes, një motër do e kishte penguar zhvillimin dhe ambicien e saj apo ndërtimin e një marrëdhënieje me veten. Kjo ndez një diskutim në panelin e programit dhe juristja pohon se dikur konkurrenca nga një femër mund ta ketë bezdisur aq shumë sa i ka ndikuar edhe në dëshirat e mëmësisë.

Mardiola Baco: Mua motra do më kishte penguar.

Ermelinda Ndoja: Do të të kishte penguar ty?

Mardiola Baco: Do më kishte penguar sepse nuk më duhej një mama e dytë, tani të lutem.

Arba Gramo: E sigurt që nuk do kishe qenë kjo që je sot…

Mardiola Baco: Jo, do isha një njeri shumë i nënshtruar në rast se…

Arba Gramo: Nuk do ishe e nënshtruar, do ishe ndryshe.

Mardiola Baco: Po, sepse motra mund t’i ngjante… motra do më ulte më me këmbë në tokë.

Xhoi Jakaj: Jo.

Mardiola Baco: Mund të më ulte.

Xhoi Jakaj: Jo se nuk është motra ime fare…

Mardiola Baco: Është diferenca.

Xhoi Jakaj: Unë kam ditur të ndërtoj marrëdhënien me të.

Mardiola Baco: Po, por nuk e di…

Xhoi Jakaj: Pra nuk është frustruar kurrë nga unë.

Mardiola Baco: Po në qoftë se motra do t’i ngjante mamit, unë jam rebele, për mua do ishte problem, unë jam individualiste, për mua është shumë problem, nëse motra do i ngjante mamit për mua do ishte problem i dyfishtë që mua nuk më duhej.

Arba Gramo: Unë mendoj që nuk do ishe absolutisht kjo që je sot, do ishte një gjë tjetër, mbase më e mirë, mbase jo më mirë por kjo që je sot jo.

Mardiola Baco: Jo, e sigurt që s’do isha më mirë.

Katerina Trungu: Po mund të ishte një shoqe shumë e mirë.

Mardiola Baco: Shiko, unë përderisa e ceka në fillim kam mësuar të bëj shoqëri me veten. Kam 2-3 njerëz që… bëj shaka jo se i flas 2-3 njerëzve, por bëj mbledhje me veten time. Mua më mjafton kjo.

Katerina Trungu: Të mjafton vetja.

Mardiola Baco: Më mjafton vetja, më mjafton familja, më plotëson, më ka plotësuar im atë deri ditën që ishte gjallë, mami, vëllai.

Katerina Trungu: Të ka plotësuar edhe fakti që je nënë e një vajze ndoshta.

Mardiola Baco: Po, ndoshta dhe kjo. Edhe kjo, por kam kundërshtuar, po të dini edhe këtë histori atëherë do më bjerë gjithë Shqipëria me gurë.

Ermelinda Ndoja: Do doje t’i bëje vajzës një motër?

Mardiola Baco: Nuk kam dashur të lind vajzë.

Ermelinda Ndoja: Pse?

Mardiola Baco: Nuk e di pse, nuk e di arsyen, ndoshta vërtet unë kam qenë shumë ambicioze për të pasur një femër përballë vetes, dikur.

Pse lidhja mes motrave është më e forta nga të gjitha…

Kanë ndërruar rolet, nëna e Oriola Marashit flet për marrëdhënien e dy vajzave të saj

Motra apo vëllai më i madh janë gjithnjë më të kujdesshëm dhe mbrojtës ndaj më të vegjëlve, por ka raste kur rregulli ‘përmbyset’. Rolin e më të madhit e rrëmben fëmija më i vogël që përpiqet të jetë më i përgjegjshëm, pavarësisht moshës.

Pedagogia Xhoi Jakaj tregon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se rasti konkret janë dy vajzat e saj, Oriola dhe Xhulia. Oriola është më e madhja por është Xhulia ajo që ka qenë gjithnjë një “mama” për motrën.

Xhoi Jakaj: Unë shikoj edhe Xhulian e Oriolën. Xhulia, ka vetëm 1 vit e 1 muaj diferencë me Orin dhe ajo ka qenë një mama për Oriolën, i mbante çantën në furgon, të mendosh vetëm një vit diferencë, e kishte ajo maninë për ta mbrojtur. “O ma, po kjo po mos të jem unë në furgon gjatë kohës që ikim në kolegj, kjo do i lërë të gjitha”. E kishte maninë që vetëm unë e mbroj se ndoshta kjo do i harrojë të gjitha dhe ajo që i thotë “po kur mos të të kem ty?”

“Nuk doja motër, thosha do e fusim në frigorifer”, juristja shtang studion

Dëshira e fortë e juristes Mardiola Baco për të pasur një vëlla ia zhduku totalisht mendimin që të kishte një motër. Gjatë programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan ajo rrëfeu për marrëdhënien e fortë me vëllain e vogël dhe adhurimin që ka për të, një raport për të cilin mendon se s’do e kishte kurrë nëse do kishte ardhur në jetë një motër.

Juristja shton ky është i vetmi qëndrim i saj që nuk  ka ndryshuar kurrë, madje në moshë të vogël e shprehte me deklarata “drastike”. Këto të fundit habisin të pranishmit.

Katerina Trungu: Nuk e ke ndryshuar mendimin?

Mardiola Baco: Jo, absolutisht. Kjo më ka ardhur çudi me veten, madje-madje bëj ironi me këtë, ironi pozitive me këtë pjesë se gjithçka e kam ndryshuar gjatë jetës time, ngjyrën e flokëve, përmasat trupore, dëshirat, mënyrën e të jetuarit, të të ngrënit, gjithçka. E çuditshme është që nuk kam ndryshuar dëshirën për një motër.

Kur isha shumë e vogël, para se të lindte vëllai që ka qenë fryt i dëshirës time se prindërit nuk donin të lindnin një fëmijë të dytë, nuk e kishin me qejf, mami mesa di unë. Ndoshta unë kam qenë shumë e vështirë, lindja ime duhet të ketë qenë shumë e vështirë se ma ka përmendur gjithë jetën. Kam qenë e vështirë dhe për t’u rritur se kam qenë shumë rebele etj, edhe këto i dimë, edhe për t’u menaxhuar edhe këtë e dimë, por gjithsesi jam unë, frut i dy prindërve të mi.

Nuk kam dashur, madje kisha dëshira si ajo që nuk do lindim një motër ndryshe do ta fusim në frigorifer, kam qenë shumë drastike.