Të ftuar:
Anisa Kalisi – ekonomiste
Dr. Julijana Asllani – alergologe
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Pite me kungulleshkë dhe djathë (me petë të pjekura)
5 petë të pjekura
700 gr kungulleshka
4 kokrra vezë
500 ml qumësht
200 gr djathë të bardhë
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë + piper të zi
Kopër ose majdanoz
125 gr mocarela (opsionale)
Pastrojmë kungujt dhe i grijmë ato në rende nga ana më e trashë. I spërkasim me pak kripë, dhe i lëmë të pushojnë për 15 min, e më pas shtrydhim kungujt me duar dhe e lëmë menjanë. Rrahim vezët, shtojmë qumështin + kripë + piper të zi. Copëtojmë petët dhe i shtojmë në tasin me qumësht, i përziejmë duke shtuar më pak kungullin e grirë, djathin e copëtuar, kopër ose majdanoz.
Lyejmë tepsinë me vaj dhe transferojmë gjithë përbërësit e tasit në tepsi. E nivelojmë mirë në fund, vendosim në sipërfaqe feta me djathë mocarela. Kjo e fundit është opsionale, sipas dëshirës. Vendosim pitën në furrë në tempëraturën 190 gradë për 30 – 35 min.
Supë kremoze me mish të grirë, kos dhe vezë
250 gr mish të grirë
1 qepë të vogël
1 litër ujë të vakët
4 lugë gjelle makarona elb
1 gotë kos
1 lugë gjelle miell
1 vezë
Kripë + piper të zi
3 lugë gjelle vaj ulliri
30 gr gjalpë
Pak piper të kuq
Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin. Kaurdisim mishin e grirë sa të zverdhet, shtojmë qepën të grirë shumë hollë dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë në tënxhere kripë + piper të zi + majdanozin + makaronat elb. I përziejmë e më pas shtojmë ujin e nxehtë. I lëmë të gjithë përbërësit në tenxhere të ziejnë për 15 min.
Ndërkohë në një tas rrahim vezët + 1 lugë gjelle miell. Shtojmë 1 gotë kos dhe e përziejmë mirë sa shohim që formohet një masë kremoze. Shtojmë pak ujë të ftohtë e më pas shtojmë këtë krem me tenxheren që po vlon. Ulim temperaturën dhe vazhdojmë të përziejmë supën ngadalë. Hedhim gjalpin, shtojmë pak piper të kuq dhe përziejmë supën. E servirim të ngrohtë.
Arti i mjeshtërisë së buqetave me lule, në mënyrë artizanale me sapunë
Vuani nga alergjitë e stinës?… Ja çfarë ju rekomandojnë mjekët