#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar: Aida Baro- përkthyese, Erion Dushi- spiker, Eksena Qirici- psikologe
Në lidhje Skype- Erion Muça-pedagog, ekspert punësimi

2 receta nga zonja Vjollca

Gjoks pule me speca dhe domate

2 lgj miell 1 qepë 3-4 speca mix 3 thelpinj hudhër 450 gram domate në kubikë 1 lç piper të kuq Pak spec pikant Borzilok Majdanoz 1 lgj gjalpë Vaj ulliri

Fillimisht pjekim specat, i qërojmë në kubikë ose shirita dhe i lëmë mënjanë. Gjoksin e pulës e pastrojmë e më pas e presim në kubikë ose në copa më të mëdha, si të dëshironi. E marinojmë me kripë, piper të zi, rozmarinë dhe pasi shkrijmë në tigan gjalpin dhe vajin, e skuqim mishin deri sa të zverdhet pak. Largojmë copat e mishit dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën të grirë në kubikë të vegjël. Qepën e gatuajmë deri sa të bëhet transparente. Shtojmë hudhrat e prera imët, i përziejmë për 30 sekonda. Shtojmë specat e pjekur të qëruar dhe të prerë në copëza të vogla. Më pas shtojmë domatet në kubikë, piper të kuq dhe pak pikant. I përziejmë të gjithë përbërësit, shtojmë copat e mishit, i lëmë të gatuhen 15 minuta. Nëse nuk ka lagështirë salca, shtojmë 1 gotë ujë dhe e lëmë të ziejë 10 minuta. Në fund shtojmë pak borzilok dhe majdanoz të grirë dhe gjithçka gati për ta shërbyer.

Pogaçe me djathë


120 ml ujë të vakur 2 lgj miell 580 gr miell 1 lç maja 1,5 lgj sheqer 150 ml qumësht të vakur 2 vezë 1 lgj kripë 40 gr gjalpë në temp ambienti 100 gr gjizë 200 gr djathë

Fillimisht 120 ml ujë i përziejmë me 2 lugë gjelle ujë dhe i lëmë mënjanë. Vendosim miellin në një tas, hapim në mes një gropë dhe vendosim në të majanë, sheqerin e qumështin e vakur. Shtojmë ujin me miellin e përzier dhe i përziejmë të gjithë përbërësit së bashku në mesin e tasit. Duke e përzier pak nga pak me miellin, shtojmë vezët, kripën dhe vazhdojmë përsëri përzierjen. Kur majaja të fillojë të aktivizohet pak, shtojmë gjalpin duke i dhënë brumit trajtën përfundimtare. E vendosim në një enë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta të mbuluar. Pasi kalon kjo kohë nxjerrim ajrin e brumit. E ndajmë atë në 2 kuleçë dhe e lëmë përsëri të pushojë 10-15 minuta. Më pas hapim kulaçin e parë me diametër 35 cm, me trashësi 0,3 ose 0,4 cm. E ndajmë atë në 8 pjesë të barabarta. Në pjesën e sipërme të trekëndëshit që premë, bëjmë 4-5 prerje. Vendosim në bazën e trekëndëshit pak gjizë me djathë. E rrotullojmë atë si briosh e më pas 2 skajet anësore, i bashkojmë për ti dhënë formë rrumbullake, por mund ta lini dhe në formën e brioshit. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me formën tjetër. Vendosim pogaçet me djathë në tepsinë ku kemi shtruar letër pjekje dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta. I shërbejmë të ngrohta, të lyera në sipërfaqe me pak gjalpë të shkrirë

Pse njerëzit nuk duan më të punojnë

Njihuni me përfitimet e përtacisë

Quiz televiziv

/tvklan.al