Të ftuar:

Enxhi Valteriblogere

Pamela Jonuzigazetare

Gazetare:Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Recetë e thjeshtë, me lulelakër, qumësht dhe vezë

Makarona me rikotë dhe pançetë

Parashikimi javor i horoskopit

Atmosfera planetare do të ketë dinamizëm gjatë kësaj jave dhe mbarëvajtje të situatave pas kthimit të Mërkurit në të drejtë në datën 18. Prapavija e Marsit, planetit që ndikon në ambiciet e planet tona gjithashtu ka përfunduar ndaj tashmë jemi gati për fillime të reja. Krisanthi Kallojeri, astrologia e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan zbulon tre ditët e kësaj jave kur jeni më të favorizuar për qëllimet tuaja.

Krisanthi Kallojeri: Kemi dhe këtë javë një javë dinamike, më në fund në datën 18 Mërkuri del nga prapavija dhe shkon në të drejtë kështu që pengesat, keqkuptimet, vonesat, anulimet, ikin nga skena planetare dhe nga jeta jonë e përditshme. Treditëshi, e marta, e mëkura dhe e enjtja janë tre ditë shumë të mira  për biseda, për kontakte, por sidomos të enjten nuk duhet të kalojmë kufijtë. Nuk mund të insistojmë me tonet se mund të humbasim shumë lehtë kontrollin, çdo gjë duhet ta kemi në kontroll dhe të përfitojmë vetëm anën pozitive të ditëve. Në datën 29 kemi një Hënë të re në shenjën e Ujorit ku më në fund Marsi e Mërkuri janë kthyer në kurs të drejtë dhe mund të bëjmë fillimet e reja që kemi planifikuar dhe të çojmë jetën tonë më tutje.

Mërkuri në prapavijë ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme sidomos në çështjet lidhur me komunikimin, lëvizjen, mbarëvajtjen e çështjeve ligjore, kontratave apo punës. Lidhur me dashurinë, do të kemi edhe një tjetër lëvizje interesante të Afërditës në Ujor, pra dashuria do të takojë mendjen dhe do të ndodhin zbulime interesante.

Pamela Jonuzi: Përveç kësaj kemi një ngjarje tjetër të rëndësishme, do kemi Venusin, pra Afërditën në Ujor që do të thotë do kemi kohë të dashurojmë të çuditshmen. Ujori është një shenjë shumë intelektuale, është një shenjë shumë e apasionuar pas inteligjencës, intelektit, pra nuk do duam më këtë gjënë e zakonshme, por do mësojmë të duam lirshëm, të duam pa komplekse, pa korniza, kështu që do jetë një mësim i mirë.

Krisanthi Kallojeri: Venusi në shenjën e Ujorit, është e mirë kjo që dashurojmë atë të çuditshmen, por Venusi i mirë është, pasi ka të bëjë edhe me ndjenjat tona, ka të bëjë edhe me anën ekonomike, mirë është të gjendet në shenja që ndjehet mirë Venusi. Sa më mirë ndihet Venusi, aq më shumë gjëra mund të na japë nga ana ekonomike dhe sentimentale, marrëdhëniet tona janë më të mira. Venusi ka një përgjegjësi për marrëdhëniet midis njerëzve, sa më të mirë ta kesh të vendosur Venusin në hartën tënde, aq më shumë të simpatizojnë ose bëhesh e pranueshme nga të tjerët.  Venusi tani në shtëpinë e Ujorit është një çikë e ftohtë për mendimin tim, është ajo…

Enxhi Valteri: Si Ujori që është akull.

Sipas astrologes, vendosja më e mirë e Afërditës është në shenjat Dem, Peshore dhe Peshqit ku ajo mund të tregojë të gjithë potencialin e saj.

Muajt Qershor-Tetor periudha më erotike e vitit

E marta, e mërkura dhe e enjtja e kësaj jave janë tre ditët më të mira nga pikëpamja astrologjike për t’u shfrytëzuar. Hëna e re në Ujor do të sjellë ndryshime për punën, mundësi lëvizjeje, rritjeje, çlirim nga mendimet jo pozitive dhe perspektivë të re. Krisanthi Kallojeri, astrologia e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ndan parashikimin e javës për secilën prej shenjave.

Dashi – Më në fund ikin dhe pengesat e fundit tek ju dhe keni mundësi të realizoni ato që dëshironi dhe që i keni projektuar. Gjatë kësaj jave keni mundësi të nxirrni gjithë dinamizmin tuaj. Përfitoni nga e marta deri të enjten për të kontaktuar njerëz që janë më lart se ju dhe në këtë mënyrë mund të promovoni projektet apo qëllimet tuaja dhe njëkohësisht në fund të javës keni mundësinë të merrni vendime pozitive dhe të rëndësishme për jetën tuaj. Me Hënën e re tek Ujori në datën 21 keni përpara një muaj gjatë së cilit duhet të lëvizni në rrjetin tuaj social, të jeni sa më të komunikueshëm, nëpërmjet rrjetit tuaj social dhe ambienteve ku ju do të gjendeni, mund të promovoni më mirë çdo gjë që ju preokupon, qoftë për jetën tuaj personale, qoftë për jetën tuaj profesionale. Madje mund të gjeni dhe të dashurin dhe njeriun tuaj gjatë kësaj periudhe.

Demi – Një periudhë mjaft e mirë për ju, lajmet apo zhvillimet që prisnit në lidhje me një çështje ekonomike, fëmijën tuaj, plan jete që deri tani kishte disa pengesa, është momenti që të çliroheni nga këto pengesa dhe të vini përpara projektet lidhur me jetën tuaj. Treditëshi e marta, e mërkura dhe e enjtja është mjaft favorizues për ju dhe mund të arrini një sukses me mbështetjen e një njeriu të fuqishëm, por njëkohësisht me këshillën që mund të merrni nga një njeri kompetent që do ju udhëheqë në sukses. Jeta juaj ka ndryshime gjatë kësaj periudhe dhe është në dorën tuaj që këto ndyrhsime tëpaktën për këtë javë t’i çoni drejt diçkaje që është pozitive. Me Hënën e re në shenjën e Ujorit krijohen kushte për fushën profesionale dhe mund të vijnë dhe si pasojë e disa ndryshimeve që mund të ndodhin dhe nuk do jenë në dorën tuaj.

Binjakët – Nga e mërkura e tutje më në fund gjeni formën tuaj dhe nga e marta e deri të enjten keni  mundësi të nxirrni shumë energji së bashku dhe me ndihmën e fatit dhe të realizoni një sukses ose diçka që ju preokupon. Mos u hallakatni dhe mos lëvizni pa një qëllim të caktuar. Me Hënën e re në Ujor, është momenti ku hapen horizontet e jetës tuaj, kukeni perspektiva të reja dhe për një muaj do të keni përfitime, do të realizoni një sukses, mund të bëni një projekt për jetën tuaj, mjaft që të jetë sa më real. Në fund të javës bëni një riorganizim dhe projekt real lidhur me jetën tuaj dhe financat tuaja. Njëkohësisht keni ndihmë dhe një ëndërr ndoshta fillon të realizohet për ju.

Gaforrja – Nga e mërkura çështjet që kanë të bëjnë me të tjerët, marrëdhëniet, bashkëpunimet tuaja fillojnë pak nga pak të çlirohen nga keqkuptimet, pengesat dhe do i shihni gjërat më qartë se herët e tjera. Nga e marta deri të enjten jini pak më të përqendruar në fushën e marrëdhënieve dhe mos nxirrni në pah emocionet tuaja nëse jeni të pakënaqur, keni një pakënaqësi dhe në qoftë se ndieni se të tjerët ushtrojnë presion ose kanë pretendime nga ju, nuk duhet të tregoni pakënaqësi dhe nuk duhet të reagoni. Mund të realizoni me strategji e takt sepse e keni brenda jush. Hëna e re në shenjën e Ujorit krijon kushte për të marrë ndihmë në sferën financiare, një ndihmë reale nga bashkëpunëtori, nga bashkëshorti, nga një bankë nëse jeni të interesuar dhe njëkohësisht është e rëndëishme të punoni me veten dhe të vendosni dëshirat tuaja në një radhë, pra kush është ajo që ka më shumë rëndësi për ju në këto momente? Një ndihmë mund t’ju vijë edhe si pasojë e një ideje që ka dikush, ju ta përpunoni brenda jush dhe prej kësaj ideje të arrini në një fitim.

Luani – Më në fund nga e mërkura dhe në vijim jeta juaj e përditshme çlirohet nga këto pengesa, zhvillohet më normalisht dhe sidomos treditëshin e martë, e mërkurë dhe e enjte keni në dorën tuaj të nxirrni një dinamizëm më të madh dhe të realizoni diçka që jeni duke  projektuar, por duhet të jeni të kujdesshëm prej energjisë së madhe që keni të tejkalojë kufijtë dhe të keni pasoja ose dëme në shëndet, lodhje më të madhe se sa herët e tjera. Me Hënën e re përballë jush, në datën 21 ju krijohet mundësia të bëni lidhje, marrëdhënie të reja në jetën personale, profesionale dhe në fund të javës do të bëni një bisedë të rëndësishme  lidhur me karrierën, punën dhe do të vendosni përgjegjësinë që keni, nëse doni ta mbani apo të çliroheni prej saj. Është në dorën tuaj të mendoheni dhe t’i menaxhoni mirë gjërat.

Virgjëresha – Nga e mërkura do të gjeni veten dhe do të dilni nga vorbulla e mendimeve që ju preokuponte deri tani. E marta, e mërkura dhe e enjtja janë tre ditë shumë pozitive për ju, jetën personale, erotike, çështje që kanë të bëjnë me fëmijë, projekt financiar, për një vepër që doni të realizoni, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës dhe ata në 3-4 ditët e fundit të saj. Krijohen kushte ideale në jetën tuaj erotike dhe financiare. Me Hënën e re mund të bëni një fillim të ri në jetën tuaj të përditshme dhe mund t’i përshtasni këto kushte në përmasat tuaja dhe njëkohësisht të shihni çfarë mund të ngrini në supet tuaja dhe nga çfarë mund të çliroheni me qëllim që jeta juaj e përditshme të rrjedhë më mirë.

Peshorja – Nga e mërkura do të gjeni më tepër qetësi në familjen tuaj dhe njëkohësisht zgjidhje që kanë të bëjnë me familjen ose pronën. E marta, e mërkura dhe e enjtja krijon kushtet që të zgjidhni çështje brenda familjes, mjaft që të mos iu shkaktoni gjërave konflikte dhe të veproni me strategji. Hëna e re në Ujor krijon kushte shumë të mira për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës ku do keni favorizime në jetën personale, erotike, në lidhje me një krijimtari që doni të keni. Të gjithë të interesuarit për një lidhje të re afektive, ata që i përkasin 10-ditëshit të parë të shenjës tani është momenti të veproni dhe të krijoni një lidhje me perspektivë për të ardhmen.

Akrepi – Nga e mërkura keqkuptimet ose mendimet e tepërta ikin pak e nga pak, gjërat bëhen më të kthjellëta, ndërsa të martën, të mërkurën, të enjten përfitoni për të realizuar një takim të rëndësishëm, por mos impononi mendimet tuaja tek të tjerët dhe përpiquni të kaloni taktikën tuaj. Mundohuni që biseda juaj të jetë me strategji që të realizoni qëllimin tuaj. Me Hënën e re në datën 21 krijohen kushte të bëni ndryshme brenda vetes që do të fillojnë nga ju, por edhe në akset kryesore të jetës, ndryshime lidhur me familjen, shtëpinë dhe me marrëdhëniet e punën tuaj. Keni mbështetje dhe mund t’i realizoni me sukses gjatë kësaj periudhe.

Shigjetari – Nga e mërkura e në vijim atmosfera financiare do të ketë zhvillime më të mira, do të ikin nga jeta juaj pengesat që kishit. Gjithsesi të martën, të mërkurën dhe të enjten mund të keni një përfitim të madh financiar, të bëni një shpenzim ose të dalë një nevojë më e madhe. Evitoni anën negative, të bëni një investim që nuk e keni shumë nën kontroll, mirë është të mendoni e më pas të veproni. Në fund të javës duhet të trajtoni me kujdes çështjet financiare, do bisedoni me një njeri të rrethit tuaj ose mund të keni një marrëveshje fitimprurëse. Me Hënën e re në datën 21 është momenti të veproni dhe të jeni gjithnjë në një lëvizje gjatë gjithë muajit që do të vijojë me qëllim që të realizoni dhe promovoni çfarë keni në plan. Do të merrni vendime që do t’ju ndikojnë shumë në jetën tuaj.

Bricjapi – Nga e mërkura e tutje do të jeni më të qetë, do kaloni një nervozizëm që keni nga mendime që nuk ju ndihmojnë, do largohen pengesat. Nga e marta  deri të mërkurën mos iu impononi të tjerëve dëshirat e planet tuaja, veproni me strategji. Jeni në fund të ndryshimeve dhe disa nga ju ndihen të lodhur, veçanërisht të lindurit në ditët e fundit të shenjës dhe hapen rrugë të tjera për ju. Në fund të javës do të merrni vendime lidhur me financat,mund të bëni një marrëveshje financiare dhe me Hënën e re në Ujor do të keni zhvillime në fushën financiare, mjaft që t’i bëni më të programuara dhe të përfitoni prej periudhës.

Ujori – Nga e mërkura çështje që ju preokuponin lidhur me familjen, shëndetin apo nga ana psikologjike dhe nuk ishin reale, nga e mërkura largohen. E marta, e mërkura dhe e enjtja, mos iu jepni përmasa në kokën tuaj më shumë se sa janë në të vërtetë. Mos u shqetësoni nga problemet që mund të keni në familje ose marrëdhëniet tuaja. Me Hënën e re në shenjën tuaj, do keni mundësi të bëni fillime të reja, të realizoni çështjet që ju preokuponin deri tani. Këto kanë të bëjnë me ndryshime lidhur me ju dhe në çdo drejtim, qoftë në paraqitjen tuaj, punën, jetën personale dhe të dielën e të hënën që vjen do merrni vendime edhe në favorin tuaj. Skena planetare ju favorizon dhe përfitoni prej saj.

Peshqit – Nga e mërkura çliroheni nga pengesat që kanë të bëjnë me marrëdhënien, bashkëpunimin, me punën tuaj, keqkuptime që mund të kishin, pra çdo gjë nis të normalizohen.  Treditëshi e martë, e mërkurë, e enjte sjell mundësinë që të realizoni një plan, një projekt me mbështetjen e mikut tuaj apo të një njeriu të fuqishëm. Do keni takime intime të fshehta që nuk janë shumë romantike, por janë të lidhura me realizimin e një qëllimi tuaj. Edhe sikur të jenë thjesht romantike, do jenë të ndaluara,pra do jenë kushte të tilla që me vështirësi mund të realizohen këto marrëdhënie që mund të krijohen në fund të javës. Nga data 21 e në vijim, veproni në mënyrë diskrete, shikoni çështjet që keni, bëni një planifikim dhe një rishikim të planeve tuaja dhe veproni të vendosur për sukses pas datës 19 Shkurt.

I përket shenjës së Luanit, blogerja: Kam një paragjykim për…

Komentimit të horoskopit javor në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, iu bashkuan dy të ftuara që i përkasin shenjave të Luanit dhe Virgjëreshës. Blogerja Enxhi Valteri që është lindur nën shenjën e Luanit,  thotë se karakteristikat kryesore janë krenaria dhe egoja, por nga ana tjetër ka edhe disa cilësi shumë pozitive si bujaria. Lidhur me shenjat më pak të preferuara, blogerja ka një paragjykim për shenjën e fundit të horoskopit.

Katerina Trungu: Në shenjën tuaj, thuhet që Luanët janë kryeneçë, që janë krenarë, ëndërrojnë?

Enxhi Valteri: Janë shumë krenarë, kanë shumë ego, po, është e vërtetë. Është shumë e vërtetë, por nuk mendoj që është kaq e prerë me thikë. Unë mendoj që Luani është shenjë shumë solare, shumë sociale dhe di t’i menaxhojë gjërat, i pëlqen pak vetja, por nuk besoj që është në aspektin negativ.

Katerina Trungu: Domethënë ti kur i thua flet për veten?

Enxhi Valteri: Unë flas për veten, por unë kam një gjë që di ta bëj diferencën e horoskopit me anën personale.  Për shembull shumë njerëz thonë që unë i kam shumë inat Akrepët dhe bazohen në Akrepët që kanë njohur në jetën e tyre. Nuk mendoj që duhet ta shohim në këtë këndvështrim, mendoj që duhet ta shohim te karakteristikat e Akrepit për shembull. Kurse për sa i përket Luanit, unë e flas dhe për veten, nga Luanët që kam njohur por në përgjithësi nga karakteristikat dhe në logjikë. Mendoj që Luani është shenjë shumë pozitive, është pak shenjë inatçie, por kur i bie në qafë se po flas me këtë gjuhën popullore, kur ndihet i cenuar, ka shumë krenari, nuk thyhet kollaj, por pastaj është shumë bujar, ka dhe gjëra pozitive. Jo se është shenja ime, mendoj që gjërat negative bien pak në hije duke qenë se është shenjë shumë sociale dhe në grup shoqëror ka aspektin që të udhëheqë në aspektin pozitiv, jo çështje lideri.

Katerina Trungu: Ke ti një shenjë që shkon me të apo që shkon më shumë, përshtatesh?

Enxhi Valteri: Unë kam një paragjykim dhe do ta them këtë gjë, kam një paragjykim për një shenjë të caktuar që është Peshqit. Ndoshta nga fakti që unë jam Luan dhe Peshqit janë shumë kreativë dhe jetojnë te flluska e tyre, unë jam shumë më ndryshe.

Pamela Jonuzi: Në fakt kreativiteti është pjesë e të dyja shenjave, edhe Luanët janë shumë krijues.

Enxhi Valteri: Po, por Peshqit jetojnë në iluzion dhe nga ana personale, unë jam si më e prerë, dua t’i bëj gjërat me plan, edhe spontanitetin e kam.

Quiz/ Loja telefonike