Të ftuar:

Eglent Bici – sipërmarrës, trajner

Sheki Useini – mjeshtër i meditimit dhe hipnoterapisë

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Kërpudha portobello të mbushura me proshutë, spinaq dhe djathë

4 kërpudha të mëdha

150 gr pançetë e tymosur

1 qepë

150 gr spinaq bebe

80 gr kaçkavall i grirë

1 lgj gjalpë

1 lgj vaj ulliri

1 thelpi hudhër

1 lk majdanoz i thatë

Kripë dhe piper i zi

Pastrojmë kërpudhat dhe kërcellin e tyre e presim në kubikë të vegjël. Në një tas vendosim gjalpin e shkrirë. Shtojmë në të një thelpi hudhër të shtypur dhe majdanoz. Lyejmë kërpudhat nga jashtë dhe brenda dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë deri sa të përgatisim mbushjen.

Në një tigan me një lugë gjelle vaj, kaurdisim pançetën të prerë në kubikë të vegjël deri sa të fillojë të thahet pak. Shtojmë qepën e grirë hollë dhe vazhdojmë skuqjen. Kur qepa të marrë ngjyrë të artë, shtojmë kërpudhat e copëtuara në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Në fund e fikim salcën dhe shtojmë spinaqin duke e përzier në temperaturën e tiganit.

Transferojmë mbushjen në një tas ku pasi të bjerë temperatura, shtojmë gjysmën e djathit të grirë. E përziejmë, nxjerrim kërpudhat nga furra dhe i mbushim me përbërës në tas. I vendosim në furrë në temperaturën 175-180 gradë për 15 minuta. Më pas i nxjerrim nga furra, i mbulojmë me djathë dhe i vendosim dhe për 10 minuta të tjera sa djathi të zverdhet.

Makarona me ton, të thjeshta dhe të shpejta

320 gr makarona

350 gr pure domate

150 gr ton

Vaj ulliri

1 thelpi hudhër

Pak spec pikant

3 açuge

Kripë dhe piper i zi

Majdanoz i freskët

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm. Në moment që uji valon, shtojmë kripë e më pas makaronat i përziejmë dhe i lëmë të ziejnë për 8 minuta. Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin me një thelb hudhër për ta aromatizuar. Shtojmë pak spec pikant e më pas fileto açuge. I përziejmë për një minutë e më pas shtojmë purenë e domates. Ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë për 8-10 minuta.

Shtojmë tonin të kulluar nga yndyra. E thërrmojmë me salcë duke shtuar gjysmë garuzhde lëng nga makaronat. Rregullojmë shijen me pak kripë dhe piper të zi. Kullojmë makaronat dhe i shtojmë në tigan duke i shtuar dhe pak majdanoz. I përziejmë dhe janë gati për t’u shërbyer. I shërbejmë duke i spërkatur në pjatë me pak majdanoz të grirë.

Çfarë është trajnimi “Rruga drejt suksesit” dhe të gjitha pyetjet rreth tij