Të ftuar:

Florida Krasniqi – studente

Aurora Piroviq – biologe dhe guidë natyre

Insert: Lumturi Laçka – amvisë

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Pulë e shpejtë e shuar me birrë

800 g kofshë pule

500 ml birrë

1 lugë gjellë salcë (koncentrat)

Rozmarinë

1 thelpi hudhër

Kripë + piper të zi

Vaj

Pastrojmë kofshat e pulës, i thajmë ato dhe i vendosim në një tas ku do të shtojmë piper të zi, 1 lugë kafe rozmarinë të thatë, 2 lugë kafe kripë, 1 thelpi hudhër të shtypur, 2 lugë gjellë vaj ulliri. I marinojmë mirë duke i lyer komplet mishin dhe pasi ta mbulojmë e lëmë 1 orë në frigorifer.

Vendosim tiganin në zjarr dhe ngrohim 2 lugë vaj. Vendosim kofshat e pulës dhe i skuqim ato deri sa të zverdhen nga të gjitha anët.

Marinojmë kofshët me birrë dhe i lëmë të avullojmë. I lëmë kofshët të ziejnë me birrë duke i kthyer nga të gjitha anët. Për 20 minuta në temperaturë të ulët. Përziejmë një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjellë salcë në një tas dhe e shtojnë në tigan duke lyer në të mishin në sipërfaqe. Vazhdojmë t’i lëmë në temperaturën mesatare derisa birra avullon dhe në tigan na mbetet një salcë e trashë e lidhur mirë. Shërbejmë kofshët e shuara me birrë me sallatë ose makarona njoki, zgjedhja është e juaja.

Njoki me kungull dhe karrota

600 g njoki

200 g kungull të njomë

150 g karrotë

½ qepë

40 g parmixhano

Kripë

Vaj

Filimisht vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm në zjarr për të valuar. Ndërkohë pastrojmë kungujt, qërojmë karrotat dhe i grimë ato në rende. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët derisa ajo të zverdhet lehtë. Shtojmë karrotat dhe kungullin dhe vazhdojmë kaurdisim derisa ato të ulin volumin. Shtojmë njokit në tenxhere dhe kripë. E lëmë të ziejë për 5-6 minuta derisa njokit të dalin në sipërfaqe. Atëherë i kullojmë ato. Shtojmë nga lëngu i njokive që po zien dhe 4 lugë gjellë në tiganin e perimeve. Pasi i kullojmë njokit, i shtojmë në tigan, i përziejmë me perimet duke shtuar dhe parmixhanon. Vazhdojmë përzierjen dhe më pas i servirim të ngrohta. Kush dëshiron, i shton dhe pak piper të zi.

Florida Krasniqi, 17-vjeçarja që sjell këngët e njohura në versionin me çifteli

Çfarë mund të bëjmë një fundjavë në Shkodër?

Sa herë që vizitoni Shkodrën, mos harroni këtë këshillë

Nëse nuk dini se ku të shkoni këtë fundjavë, një alternativë e mirë është Shkodra. Jo vetëm qyteti i bukur i veriut, por edhe natyra është ftesa e duhur për të eksploruar. Aktivitetet në natyrë, vizitat në institucione fetare, ushqimi i mirë dhe kostoja e ulët janë vetëm disa nga elementët që ‘ngacmojnë’ një udhëtar.

Në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Aurora Piroviq, një guidë natyre, ju harton një plan se ç’mund të bëni në Shkodër nëse e zgjidhni për një fundjavë. E sigurt është që do të argëtoheni shumë.

Aurora Piroviq: Shiroka dhe Zogaj janë dy fshatra ku ti jo vetëm mund t’i vizitosh në pjesën natyrore, jo vetëm shikon liqenin, mund të bësh xhiro me varka, aktivitete të ndryshme ujore, kanoe, boardëatching, por mund të ofrohet edhe kulinari që ne krenohemi me tavën e krapit.

Në këtë vizitë, mund të keni rastin të shihni edhe një shpend të rrallë endemik.

Aurora Piroviq: Unë jam guidë natyrore dhe gjatë gjithë sezonit veror, këtë vit e kemi filluar shumë herët, që nga muaji Prill e deri nga fillimet e Shtatorit, kemi zhvilluar aktivitete ujore, kryesisht ture me kanoe për të vizituar pjesën më të bukur të liqenit, zonën e zambakëve të liqenit, ku dhe ofrohet mundësia e kundrimit të të vetmes koloni folezuese në Shqipëri, dallëndyshe deti faqebardhë që folezon vetëm në liqenin e Shkodrës.

Ky është një shpend shumë i veçantë që gjendet vetëm në liqenin e Shkodrës, normalisht në distancë sepse nuk mund t’u afrohemi aq shumë foleve të këtij shpendi, por kemi edhe turin e pelikanit kaçurrel.

Aurora shpjegon se për të parë më mirë shpendët nevojiten dylbi, ndërsa nuk ka nevojë të jesh një lundërtar profesionist për të vozitur me kanoe. Mjafton që këshillën e saj, të thënë bukur në dialektin shkodran, ta mbani ‘vath në vesh’.

Aurora Piroviq: Unë një këshillë që ia jap turistëve është që asnjëherë në çantë mos të mungojnë syzet, kostumi i banjës dhe një çadër sepse në Shkodër gjithmonë bie nga një fije shi.

Si të përgatisim salcë domatesh në kushte shtëpie?