Të ftuar:

Julian Lala

Kejsi Blacëri

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Byrek me presh dhe karota në tavë keku

7- 8 peta byrek

1 kg presh

2 karota

100 gr djathë (opsionale)

2 vezë të plota

1 gotë qumësht

½ gotë vaj (100 ml)

Kripë

½ gotë ujë të gazuar

Gjalpë për lyerjen e tavës

Pak susam për spërkatjen e tavës

Në një tigan ngrohim pak vaj dhe kaurdisim preshin të prerë në rrathë të hollë. I kaurdisim ato derisa të zbuten. Shtojmë karotat e grira me rende dhe i përziejmë derisa të zbuten. Largojmë tiganin dhe i lëmë të ftohen. Ndërkohë në një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin, vajin, ujin e gazuar. Të gjithë përbërësit i përziejmë mirë. Lyejmë tavën me gjalpë + pak vaj dhe i spërkasim me një lugë gjellë susam.

Vendosim 1 petë në bazë të tavës së kekut duke lënë jashtë pjesës anësore të tavës petën. Më pas petën tjetër e lagim me qumësht. Po kështu lagim dhe një petë tjetër për gjysmën tjetër të sipërfaqes. Shpërndajmë preshin me karotë mbi gjithë sipërfaqen e më pas lagim 2 petë të tjera të cilat i vendosim të rrudhosura mbi preshin.

Përbri vendosim masën që ka mbetur e mbulojmë me petë të lagur me qumësht. Mbledhim petën anësore dhe ato i lagim me qumësht dhe vezë. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 min. Më pas e mbulojmë për 15 min. E kthejmë dhe e vendosim në një pjatë. E presim si fetat e kekut.

Sallatë me lakër, karotë dhe mollë

250 gr lakër të bardhë

2 karota mesatare

1 mollë

1 limon

Dressing:

100 gr majonezë

100 gr kos

1 lugë gjellë susam të pjekur

1 lugë gjellë sheqer

Kripë

2 lugë gjellë uthull të bardhë

Presim lakrën shumë hollë në fije. Karotën e grimë në rende nga ana më e trashë. Mollën e presim në shkopinj të hollë dhe e vendosim në një tas ku do të shtojmë lëmgun e 1 limoni. Vendosim lakrën e grirë, karotën, kullojmë shkopinjtë e mollës nga uji me limon dhe i vendosim tek lakra.

Të gjithë perimet e grira i vendosim në një kullesë dhe i lë për pak minuta duke i përziejmë së bashku. Më pas vendosim ato në një tas të madh. Në një tas mesatare vendosim majonezin + kos +1 lugë gjellë susam të pjekur + sheqer +kripë + uthull, i përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe këtë salcë e shtojmë në tasin me perimet e grira. I përziejmë mirë dhe sallata është gati për t’u servirur.

Adrenalina dhe aventurat e udhëtimeve

Pse duhet të udhëtojmë?