Të ftuar:

Bledar Myftari – jurist i çështjeve islame

Brixhida Muça – sociologe e juriste e çështjeve islame

Arben Halluni – teolog

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Tartë me perime dhe salsiçe pule

Për bazën

1 petë brise ose petë sfoliatë

Për brumin brise:

200 gr miell

100 gr gjalpë

Pak kripë

50 ml ujë të ftohtë

Për mbushjen e tartës

1/2 qepë

1 karrotë

1 spec i kuq

1 kungull

150 gr bizele

3-4 salsiçe pule

2 vezë

150 ml qumësht

100 gr djathë të tymosur

Kripë dhe piper i zi

2 lgj vaj ulliri

Për të përgatitur bumin për një petë brise. Vendosim miellin dhe gjalpin e ftohtë të prerë në kubikë. Në grirësen e qepës shtojmë pak kripë dhe e përziejmë për 1-2 minuta sa gjalpi të trazohet me miellin dhe të na formojë një brumë të thërrmuar. Shtojmë 50 ml ujë të ftohtë. E përziejmë dhe brumin e copëtuar që lidhet nga uji e vendosim në tavolinë. E bashkojmë duke e punuar për 5 minuta. E mbështjellim me celofan dhe e vendosim në frigorifer për 40 minuta.

Më pas hapim një petë të trashë 3 cm dhe e vendosim në një tepsi tarte. E shpojmë me pirun. Vendosi mbi të një letër pjekjeje dhe mbi të vendosim fasule ose oriz. Vendosim petën në furrë për 10 minuta në temperaturë 180 gradë.

Ndërkohë kaurdisim qepën në kubikë për 3 minuta. Shtojmë perimet të prera në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim për 5 minuta. Shtojmë bizelet dhe vazhdojmë të përziejmë edhe për 5 minuta të tjera. Në një tas përziejmë vezët, qumështin, parmixhanin, kripë e piper të zi.

Nxjerrim petën nga furra, largojmë fasulet dhe orizin dhe mbi petën brise nivelojmë perimet. Mbi perime shpërndajmë salsiçet të prera në rende (jo të trasha). Shpërndajmë djathin e tymosur në kubikë dhe në fund shpërndajmë qumështin me vezë mbi perime dhe salsiçet. Vendosim tartën në furrë në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta deri sa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë në sipërfaqe. Pasi e nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet dhe më pas e shërbejmë.

Supë me qofte pule, kos dhe nenexhik

300 gr fileto pule

2 lgj parmixhan

2 feta bukë të bardhë

Kripë dhe piper i zi

1 lk majdanoz i thatë

Për supën:

1 l lëng pule ose ujë

3 lgj oriz

2 të verdha veze

400 gr kos

2 lgj miell

Kripë dhe piper i zi

2 lgj gjalpë

1 lk nenexhik i thatë

Presim fileton e pulës. E pastrojmë nga fijet dhe pasi e presim në kubikë, e vendosim në grirësen e qepës dhe e grijmë mishin për 1-2 minuta. Vendosim mishin e grirë të pulë në një tas ku do të shtojmë bukën të zhytur në ujë ose qumësht, 2 lugë gjelle parmixhan, kripë dhe piper të zi dhe një lugë kafe majdanoz të thatë. E përziejmë mirë brumin e qofteve dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas formojmë qofte sa më të vogla.

Në një tenxhere vendosim një litër lëng pule dhe ujë. Shtojmë në të orizin dhe e lëmë të valojë për 15 minuta deri sa shohim që lëngu të fillojë të trashet. Paralel skuqim qoftet shumë pak sa të ruajnë formën duke i rrotulluar pak në tigan me vaj ulliri. Shtojmë qoftet në tenxhere dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta.

Në një tas përziejmë dy të verdha veze. Shtojmë në të kosin, i përziejmë mirë me tel dore dhe rregullojmë shijen me kripë. Shtojmë dy lugë gjelle mesatare me miell. I përziejmë mirë me tel deri sa të na formohet një masë homogjene. Shtojmë në tenxhere një gotë ujë të ftohtë e më pas shtojmë kosin. E përziejmë ngadalë. Sapo shija të marrë valë fikim zjarrin. Shkrijmë gjalpin, shtojmë nenexhikun dhe ia shtojmë supës. E shërbejmë të ngrohtë.

32 vite pas rikthimit të lirë të besimit, çfarë do të thotë kjo ditë për besimtarët?

I riu hapi ceremoninë fetare, teologu: Nga ajo ditë nuk është parë më. E zhduku Sigurimi i Shtetit

Hapja e Xhamisë së Plumbit në Shkodër shënoi për besimtarët rikthimin e lirisë së munguar. Ndërsa tani ata kujtojnë ngjarjen historike të 32 viteve më parë, thirrjen e ezanit në xhami pas shumë kohësh që një pjesë e tyre mërmërisnin lutjet nën zë e kryenin ritualet fshehurazi, kjo iu solli gëzimin.

Në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, teologu Arben Halluni shpjegon të gjitha ngjarjet se si rrodhën deri në hapjen e xhamisë, ndërsa shton se nga ana tjetër, sistemi nuk e kishte pranuar ende disfatën e tij. Në vendet e punës, përgjegjësit ushtronin presion që besimtarët të mos shkonin të faleshin ditën e premte ndaj dhuna psikologjike, por edhe fizike ishin prezente. Halluni rikujton edhe një episod të qartë të saj, njëkohësisht misterioz.

Arben Halluni: Mbaj mend një prej atyre që e hapi ceremoninë fetare në Xhaminë e Plumbit, para se t’i jepej fjala Hafiz Sabri Koçit, ishte një djalë i ri, Argjend Golemi, fati i të cilit nuk dihet më pas asaj rihapjeje që bëri, që iu drejtua të pranishmëve, që fjalën do ta ketë Hafiz Sabria dhe në atë ditë nuk është parë më dhe flitet që është zhdukur nga kuptohet, egërsia dhe Sigurimi i Shtetit. Plus edhe të tjerët kanë pësuar disa pasoja të ndryshme, nismëtarët e rihapjes së besimit, të cilët kanë pëjretuar edhe tmerre, presione familjare, largime nga puna etj, por që dalëngadalë filluan të shuheshin sepse njerëzit pasivisht filluan  të besonin, filluan edhe fillimet e tjera të lëvizjeve demokratike dhe kështu që ai rrezik filloi të venitet e zhduket dhe të përhapet pikërisht liria e besimit që ne gëzohemi falë asaj ngjarjeje të madhe historike.

Çfarë shenjoi hapja e xhamisë së Plumbit në Shkodër për fenë në Shqipëri?