Të ftuar:

Gentian Alinani – kryeredaktor i programit “Kampionët”

Ditmar Bicaj – ish- futbollist

Maksi Rama – gazetar

Ermira Çausholli – moderatore

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Tartë shumë e shijshme me mollë dhe rrush të thatë

2 vezë
100 gr sheqer
100 gr gjalp i butë ( ambjenti )
135 gr miell
1 pako pluhur pjekës
Lëkura e 1 limoni
Lëngu i gjysëm limonit
2 mollë të kuqe
2 mollë të verdha
50 gr rrush të thatë
Kanellë + 2 lugë gjelle sheqer + 2 lugë gjelle miell ( për mbushjen )
Reçel kajsie

Në një tas vendosim vezet + sheqerin + gjalpin + mishin + pluhurin pjekës. Shtojmë lëkuren e limonit dhe fillojmë të përzjejmë me një rrahse vezësh. Në një tas vendosim gjysem molle të kuqe dhe gjysem molle të verdhë të prerë në kubik( me lëkurë) shtojmë dhe rrushin e thatë në tas +lëngun e limonit. Shtojmë kanellen dhe dy lugë gjelle sheqer e më pas mollet.

I shtojmë në brumin e përgatitur më parë. Në një tepsi 26 ×22cm vendosim një leter pjekje më pas mbi leter pjekje nivelojmë brumin e pergaditur me mollë. E nivelojmë mirë e mbi të vendosim një fetë mollë të verdhë dhe një fetë mollë të kuqe derisa të mbulojmë të gjithë brumin në tavë. I spërkasim përbërësit me kanell sheqer dhe pjekim në temperaturen 130 gradë për 28-30 minuta. Në fund lyejmë fetat e mollës me reçel kajsie.

Qofte të shuara me birrë

350 gr mish të grirë
100 gr pançetë ose salçiçe të pagatuara
1 patate e zierë
3 lugë gjelle parmixhano i grirë
1 vezë
2 lugë majdanoz i grirë
Kripë + piper të zi
1 lugë gjelle bukë e thekur e grirë
3 qepë të njoma
Miell
1 shishe birrë bionde
Vaj për skuqje

Fillimisht vendosim patatet me ujë të bollshëm dhe i ziejmë 25 deri 30 minuta. I qerojmë dhe i kthejmë ato në pure. Vendosim puren në një tas shtojmë mishin e grirë dhe pançetën të grirë, shtojmë në tas parmixhano e grirë + një lugë gjelle sasi të tretur të grirë + majdanozin + kripë + piper të zi. Punojmë brumin e qofteve dhe e lëmë të pushoj për 20 minuta.

E më pas formojmë qoftet në forma të rrumbullakëta të mëdha sa një arrë. I pudrosim qoftet lehtë me miell e më pas I skuqim në një tigan me vaj derisa të zverdhen nga të dyja anët. Gjatë skuqjes në tigan shtojmë dhe qepet të grira hollë. Kur qoftet të jenë zverdhur i shuajmë me birrë duke vendosur kapkun dhe i lëmë të ziejnë për 8 minuta në temperaturen nën mesatare (temperaturë të ulët). Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi plus arrë moskatë, në fund i spërkasim me majdanoz dhe i shërbejmë.

Euro 2024 ndeshjet që pritet të zhvillohen?

Po intervistonte Erion Veliajn gjatë ndeshjes Shqipëri-Itali, gazetari: Barazimin e kuptuam vetëm kur…

Maks Rama, gazetari i Klan News ndjek nga ‘fan zone’ çdo ndeshje të Euro 2024 duke përcjellë në ekran atmosferën e secilës prej tyre. Një eksperiencë që ai e përshkruan në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan si adrenalinë të vërtetë,  por veçon mbrëmjen e së shtunës.

Ndeshja Shqipëri-Itali e kishte mbuluar sheshin “Skënderbej” me ngjyrat  kombëtare dhe pamja ishte e mrekullueshme. Gazetari tregon edhe disa prapaskena të asaj mbrëmjeje ku intervistoi edhe kryebashkiakun Erion Veliaj dhe s’e kanë kuptuar aspak barazimin e Italisë.

Maks Rama: Unë po bëhesha gati për raportimin e radhës dhe si papritur e pa kujtuar, u bë goli në 23 sekondat e para dhe gjithë sheshi po brohoriste. Ishte shumë e habitshme, askush nuk e priste dhe ka qenë një atmosferë fantastike.

Ermelinda Ndoja: E humbe, nuk e pe golin?

Maks Rama: Nuk e shijova në një lloj mënyre sepse do të bëja gati kufjet, mikrofonin, kjo pjesa teknike…

Ermelinda Ndoja: Me kryetarin e bashkisë Erion Veliajn. Domethënë z. Erion Veliaj s’e paska parë momentin e golit.

Maks Rama: Po, qëlloi që po bëja një intervistë live te sheshi “Skënderbej” me kryebashkakun Erion Veliaj dhe në atë moment ishte Shqipëria 1-0. Gjatë bisedës që sa kishte nisur, ne ishim me shpinë nga monitori i  madh që është te sheshi “Skënderbej”, bëri gol Italia dhe ne nuk e dinim duke qenë se po të kishte bërë Shqipëria do të kishte shpërthyer i gjithë sheshi me zhurmë, ndërsa meqë e kishte bërë Italia kishte një qetësi, edhe pse pati në fakt tifozë italianë. Kishte përfaqësues nga ambasada italiane, ishte ambasadori italian dhe disa tifozë, por duke qenë se nuk pati ovacione ne nuk e kuptuam dhe në fund…

Agida Koçi: Ndoshta edhe ata vetë janë stepur për të bërtitur në atë lumë të madh shqiptarësh.

Maks Rama: Mund të jetë edhe kjo, kur përfundoi biseda e shkurtër, moderatori në studio më tha “në fakt tashmë rezultati është 1-1”, aty e kuptuam.

Berat Gjimshiti ‘shkëlqen’ në analizën e Bicajt dhe Alinanit/Asani s’mungon në mesin e “të dobtëve”

Në analizën për futbollistët  e kombëtares në ndeshjen kundër Italisë, Ditmar Bicaj dhe Gentian Alinani vlerësojnë si lojtarin më të mirë Berat Gjimshiti. Në bisedën me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, gazetari Alinani tha se secili lojtar  kishte diçka që mund ta bënte më mirë, por Gjimshiti nuk la hapësira.

Ish-futbollisti Bicaj tha se kapiteni i kuqezinjve ka thyer çdo rekord me numrin e ndeshjeve ku ka qenë i pranishëm në brenda një sezoni futbollistik.

Gentian Alinani: Ishte ai që të paktën duelin dhe detyrat e veta i bëri ashtu siç duhet sepse pastaj pjesa tjetër e skuadrës kishte ato pengjet për secilin nga lojtarët që po sikur të bënte diçka më mirë ky,  po sikur Asani ose Hysaj e tjerët?

Ditmar Bicaj: Vazhdon të jetë një kapiten i vërtetë, mos të harrojmë që është një rast shumë i rrallë për një futbollist shqiptar, 67 ndeshje brenda një sezoni futbollistik. Berat Gjimshiti ka thyer çdo lloj rekordi, 67 ndeshje. Për ne që merremi me futboll, janë jashtëzakonisht shumë.

Disa lojtarë ishin nën pritshmëritë e tifozëve dhe analistëve. Edhe në këtë pikë, Bicaj dhe Alinani ranë dakord për dy prej futbollistëve me performancën më pak të mirë: Seferi dhe Mitaj. Gazetari u shpreh edhe për Asanin që sipas tij nuk ishte ‘shpëtimtari’ këtë herë.

Gentian Alinani: Taulant Seferi nuk bëri ndeshjen e tij më të mirë. Në miqësore që luajti Shqipëria bëri paraqitje shumë pozitive, dha sinjale sikur do të ishte një lojtar edhe në ndeshjet zyrtare në atë nivel, por në krahun e tij vuajti shumë edhe për faktin që kishte përballë një lojtar si Chiesa te Italia që u shpall më i miri i ndeshjes apo Di Lorenzo që shtyn pafund.

Ditmar Bicaj: Edhe për faktin se ka shkuar në një kampionat që nuk ka ritmin e kampionateve të Europës. Mos të harrojmë që ka shkuar në Dubai edhe në Dubai do të bësh stërvitje në orën 10  të  darkës se temperaturat i ke shumë të larta dhe je i privuar nga shumë gjëra.

Gentian Alinani: Për mos të lënë vetëm Seferin, Jasir Asani nuk ishte në ditën e tij më të mirë që na ka mësuar gjithmonë, ai njeriu që bëhet hero nga hiçi dhe zgjidh ndeshjet. Nuk duhet t’i vëmë shumë faj sepse Italia në fakt është një skuadër që na gënjeu në miqësoret që zhvilloi para ndeshjes me Shqipërinë. Nuk ishte ajo njësia matëse, këtu në Shqipëri u krijua një lloj ideje që Italia ishte më e dobët se çdo herë tjetër, se do ta mundnim, se do të merrnim fitore, por ka bërë ndeshjen më të mirë në këto 10 ndeshjet e Spalletti-t me Shqipërinë. Ndoshta për fatin tonë të keq e gjetën atë ndeshje që të bënin një performancë të mirë ata, pak për meritën e tyre, pak për fajet tona le të themi kështu, ajo ndeshje shkoi si shkoi.

Ditmar Bicaj: Mos të harrojmë, paraqitja e Mario Mitaj, si duket presioni ka qenë shumë i madh tek ai sepse kishin ardhur edhe nga Seria A për ta ndjekur dhe si duket edhe mosha e re, presioni jashtëzakonisht shumë i madh, personalisht mendoj që nga këto 10 ndeshje, kjo ka qenë ndeshja më e dobët.

“Hysaj i kishte mbyllur rrjetet sociale prej 2 muajsh”/Bicaj: Jam i sigurt se këto 48 orë s’ka fjetur!

Deklaratat kundër Elsi Hysajt nga tifozët nxitën lajme se futbollisti kishte mbyllur rrjetet e tij sociale dhe më pas ishte rikthyer për të kërkuar falje. Gazetari Gentian Alinani sqaron për “Shije Shtëpie” në Tv Klan se në të vërtetëlojtari ka 2 muaj që mungon në platformat sociale.

“Ka pasur dy muaj më përpara të mbyllura profilet e tij në Instagram, kjo është e vërteta se ka qarkulluar lajmi që i mbylli direkt pas ndeshjes, por i ka pasur të çaktivizuara, arsyet nuk i di pse”.

Ish-futbollisti Ditmar Bicaj theksoi se Europiani dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në të duhet shijuar në maksimum. Gjithashtu u shpreh se nuk ka asgjë për të cilën Hysaj duhet të bëhet fajtor. Ndër të tjera, Bicaj tregoi edhe për efektin psikologjik që një eksperiencë e tillë krijon te lojtari. Sipas tij, Hysaj ka kaluar 48 orët e fundit pa vënë gjumë në sy.

“Unë të siguroj që këto 48 orë ai nuk ka fjetur gjumë. Ai ka pasur 48 orë jashtëzakonisht shumë të vështira. Mos harro se kudo që të hapësh një portal sporti në Shqipëri, do të gjesh komente negative  pafund për Hysajn. Është krijuar një frymë anti-Hysaj, nuk e kuptojmë as unë pse. Mos të harrojmë se ka 85 ndeshje me kombëtaren dhe ne si njerëz duhet të kemi një lloj mirënjohjeje për këtë person sepse e ka veshur 85 herë fanellën e kombëtares dhe ka kontribuar”.

Duke rënë dakord me këtë mendim, Alinani shtoi se Hysaj është futbollisti që përballet me presionin më të madh dhe lëvizjet e tij në çdo ndeshje janë vendosur në lupë. Por, vijoi ai: “Është një lojtar që ka edhe eksperiencën për ta përballuar këtë lloj presioni. Ndonjëherë këto momente ndyrshojnë edhe fatet e skuadrës  dhe vetë lojtarit, mund të shërbejnë si një motivim ekstra, të zbresë në fushë dhe të bëhet ai lideri që kemi pritur”, përmbylli Alinani.

Ndeshja historike Shqipëri – Kroaci, çfarë parashikohet?

“O sa mirë me qenë shqiptar!”, Luna hyn plot energji dhe ndan përjetimin: Qava me kokërr të lotit

Familja e moderatores Ermira Çausholli ndodhet në Gjermani për të ndjekur ndeshjet e kombëtares. Me shumë emocion, moderatorja përshkruan atmosferën dhe ndjesitë që po përjetojnë të gjithë së bashku dhe solidaritetin që ka vënë re midis tifozëve.

Gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, atë e shoqëruan fillimisht dy vajzat e vogla, Dian dhe Solara. Vetëm pak minuta më vonë iu bashkua edhe Luna me energjinë e saj duke kënduar “O sa mirë me qenë shqiptar”. Duke kujtuar mbrëmjen e së shtunës, vajzat kanë ndarë edhe përjetimin e tyre teksa Luna zbulon se ka shpërthyer në të qara në momentin e golit të Bajramit.

Dian: Isha e lumtur dhe pak e mërzitur në të njëjtën kohë.

Agida Koçi: Pati ndonjë lot të vockël nga Diani atë mbrëmje?

Dian: Jo.

Ermira Çausholli: Luna qau ujë.

Luna: Unë e kisha për herë të parë që… Shqipëria shënoi gol aq shpejt. Unë qava me kokërr të lotit nga emocioni i madh. Nuk e di si qava aq shumë, por sinqerisht ishte diçka e mrekullueshme, një emocion i paharrueshëm. Unë do të doja ta provoja prapë.

Dian: Ne sa kishim mbaruar së kënduari himnin kombëtar dhe ishim shumë afër portës ku u bë goli. I them Lunës ma rregullo pak këtë videon e himnit, doja ta hidhja në kohë reale. Unë nuk mbahem për ndonjë përdoruese shumë e mirë e rrjeteve, gjërat i hedh shumë kohë më vonë, aq sa mendoj se u poqën, se u bënë gati por atë të himnit doja ta hidhja në kohë reale. Në momentin që po rregullonim videon, u bë goli. Edhe e pamë, edhe nuk e pamë, edhe e besuam, edhe nuk e besuam. Në një moment, fillon Luna të qajë dhe unë me telefon në dorë i drejtohem Lunës për ta xhiruar dhe ndërkohë me timen e xhiroja unë Lunën, por nuk e kisha shtypur ‘play’. Keni humbur një super video.